Tiranë, i dehuri i vë flakën banesës
Një familjar i dehur i ka vënë zjarrin banesës së tij,
duke djegur gjithë orenditë shtëpiake. Ngjarja ka
ndodhur dy ditë më parë në Babrru të Tiranës,
ndërkohë që policia e ka dërguar për ndjekje penale
autorin 42-vjeçar, i cili ka shprehur pendesë për aktin
e kryer. Policia tha se ngjarja është njoftuar nga
anëtarët e familjes së tij, të cilët kanë deklaruar se
kryefamiljari i dehur i ka vënë flakën banesës. Por,
deri në momentin që zjarrfikësit kanë mbërritur në
vendin e ngjarjes, ishte djegur pothuajse 70% e
banesës. Burimet zyrtare nga Drejtoria e Policisë
së Tiranës në orën 16.00, në lagjen Babrru, është
djegur banesa e shtetasit Gëzim Riza Qordja, 42
vjeç, banues në adresën e mësipërme. Policia
shpjegoi se u kryen veprimet procedurale, si dhe
nga deklarimet e marra familjarëve rezulton se zjarri
është vënë nga i zoti i banesës, në gjendje të dehur,
ku për pasojë, janë djegur të gjitha orenditë
shtëpiake. Materialet do t‘i kalojnë prokurorisë, në
gjendje të lirë, për veprën penale të "shkatërrimit të
pronës me zjarr".