Dosjet,KE:Të pritet vendimi i Kom.Venecias

Përfaqësuesit e Këshillit të Europes që vizituan Tiranën,David Willshire dhe Jakko Laskow për problematikën e ligjit të lustracionit kanë publikuar raportin e tyre rreth këtij drafti ligjor.
Qëndrimi i tyre vazhdon të qëndrojë kundër këtij drafti duke theksuar se për zbatimin e këtij ligji duhet të pritet vendimi i Komisionit të Vencias, pasi ky draft shkel 18 nene të kushtetutës. "Ligji kishte probleme serioze kushtetuese. Ky ligj kaloi me votat e maxhorancës, pavarësisht se u kontestua nga ndërkombëtarët", thuhet në raport. Rapoterët kërkojnë që për këtë ligj duhet të konsiderohen standardet evropiane."Duhet domosdoshmërisht që për këtë ligj të plotësohen standarded evropiane", thuhet në raport.Kështu raporti i përfaqësuesve të Këshillit të Europës thekson sërish të njejtat probleme që u vunë re në viziten e tyre në Tiranë në mesin e muajit shkurt, kur kërkuan nga qeveria shqiptare reflektim për përmbajtjen e këtij ligji.
Gjatë vizitës në Shqipëri përfaqesuesit e KE-së zhvilluan takime me kryeministrin Sali Berisha, me presidentin Topi, me liderin e PS-së, rama por edhe me anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Megjithë vlerësimet negative të raportit duket se ngërçi institucional në Shqipëri është kapërcyer, pasi qeveria vendosi që të respektojë Gjykatën Kushtetuese.
Vetë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese ashtu siç këshillon Këshilli i Europes kanë pezulluar zbatimin e ligjit deri sa Komisioni i Venecias të marrë një vendim.