Turi i Berishës, PS:Përurime për qëllime elektorale

Opozita sulmon qeverinë se po përuron objekte për të cilat nuk ka para në buxhetin për qellime elektorale. Nënkryetari i grupit parlamentar të PS-së, Erjon Braçe ka deklaruar se qeveria ka dështuar në realizimin e buxhetit të vitit 2009-të në këto muaj të parë, dhe kjo faktohet nga investimet publike me financim te brendshëm . Sipas Braçes,investimet publike me financim të brendshëm, janë realizuar në nivelin e 9.9% mld lekë, që tregon se hapja e qindra kontinierëve elektoralë nga Sali Berisha këto ditë është fiktive. Sipas Braçes qeverinë në ikje të Sali Berishës e ka kapur paniku elektoral, për shkak të shtrirjes së krizës ekonomike në çdo familje