Dovolani, balerini shqiptar që trajnoi Jennifer Lopez
Toni Dovolani, shqiptaro-amerikani që jeton prej afro dy dekadash në Amerikë, këto kohë ka pushtuar vëmendjen e gjithë publikut vendas, por edhe të medias ndërkombëtare.
ANILA MEMA
Balerini shqiptar po përjeton momente të jashtëzakonshme suksesi në karrierën e tij si kërcimtar. Prej mëse tetë javëve, Dritoni, ose Toni, sikurse e thërrasin në Amerikë dhe partnerja e tij, Stacy Kibler, diva e Wresling për femra në SHBA, kanë bërë për vete me kërcimet e tyre gjithë publikun amerikan në spektaklin “Dancing with the stars” (Vallëzim me yjet). Është një program artistik i realizuar nga rrjeti më i madh televiziv “ABC” në Amerikë, pothuaj njësoj si spektakli britanik i transmetuar në BBC “Stricktly Come Dancing”.
Dovolani, 35-vjeçari nga Peshkopia, ka bërë për vete publikun amerikan me aftësinë e tij profesionale, numri i fansave të së cilit këto kohë ka kapur majat. Kjo vërtetohet edhe në websit-et që mbajnë profilin e tij si në “my space” apo “youtube”. Talenti i harmonizuar edhe me pamjen dhe karizmin sa elegant, po aq edhe tundues, ndërtojnë te shqiptari një balerin profesional. “Vallëzimi si çift vë në pah sharmin dhe elegancën e lëvizjeve të femrës – thotë Toni për “Albanianmail” – ndërkohë që mashkulli nuk përbën më shumë se vetëm kornizën e pikturës, e cila është femra”. “Dancing with the stars” ishte konceptuar si konkurrim i 10 çifteve të përbëra prej një aktori apo këngëtari të famshëm dhe të afirmuar në SHBA me një kërcimtar profesionist. Edhe pse Toni & Stacy u eliminuan natën finale të këtij konkurrimi, gati të gjithë shikuesit në sallë dhe përballë ekraneve të televizioneve i vlerësuan si çiftin më simpatik dhe mbresëlënës nga të gjithë konkurrentët.
* * *
Te “Dancing with the stars” çdo çift konkurrues përbëhet nga një profesionist dhe një amator. Të gjithë amatorët janë tepër të njohur nga publiku amerikan dhe disa janë aktorë, sportistë, etj., prandaj edhe shfaqja e ka marrë titullin “Vallëzim me yjet”. Kërcimtarët profesionistë, që në një farë mase kanë barrën më të rëndë për të mësuar “yjet” se si të kërcejnë sa më profesionalisht në pistën e vallëzimit, bëjnë koreografinë dhe zgjedhin muzikën. Në të marrin pjesë edhe tre gjyqtarë kërcimi profesionistë, të cilët japin mendimin e tyre në lidhje me kërcimin që bëjnë çiftet, por sidoqoftë vota vendimtare është ajo e teleshikuesve, të cilët votojnë për çiftin e tyre të preferuar, ose nëpërmjet numrave të telefonit që shfaqen në ekranin televiziv për secilin çift, ose nëpërmjet internetit. Në natën finale të 26 shkurtit, çifti simpatik Stacy & Toni arritën vetëm në vendin e tretë.
* * *
Por një sukses tjetër i shqiptarit që jeton prej vitesh në Amerikë, është edhe një rol kinematografik në filmin “Shall We Dance?” (A do të vallëzojmë?). Në të balerini shqiptar interpreton në rolin e instruktorit të vallëzimit të quajtur Slick Willy, ndaj aktores dhe këngëtares së famshme Jennifer Lopez (Paulina), e cila interpreton bashkë me Richard Gere. Dovolani trajnoi Jennifer Lopez si të kërcejë, por gjithashtu luajti një rol të vogël në film, rolin e një djali negativ latin. Por do të ishte pikërisht spektakli “Vallëzim me yjet”, që do ta bënte Dovolanin një “yll” jo vetëm të afirmuar në fushën e vallëzimit, por të admiruar edhe nga miliona shikues. Fakti se si talenti i balerinit e ka shndërruar sportisten e famshme të wrestling Stacy Keibler, në një madamë të vërtetë vallëzimi, vërteton këtë. Çifti “Stacy & Toni” padyshim është çifti më i preferuar për miliona shikues. Konkurrimi asnjëherë nuk është i lehtë, pasi votës nuk i dihet dhe nuk do të jetë aq e lehtë, pasi rivaliteti është tepër i fortë. Çifti rival për “Stacy & Toni” ka qenë dhe “Drew & Cheryl”. Drew Lachly është vëllai i Nick Lachly, i cili është aq i përfolur nga shtypi amerikan, pasi po kalon një divorc të hidhur me këngëtaren e famshme të muzikës pop, Jessica Simpson.
* * *
Driton apo Toni ka lindur në Peshkopi në vitin 1973. Ai u prezantua me artin e vallëzimit në një moshë tepër të re tre-vjeçare, duke kërcyer vallet tradicionale dibrane nëpër festa e gëzime familjare. Talenti i tij dhe ambicia për të çarë në rrugën e artit, filluan të japin frytet e para, pasi familja e tij emigroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kur Toni ishte akoma vetëm 15 vjeç. Fillimisht ai u regjistrua në akademinë e kërcimit “Fred Astaire Dance Academy” dhe që nga kjo kohë ai ka konkurruar në shumë kampionate vallëzimi, duke fituar disa çmime, si në Ohio “Star Ball American Rhythm Championships” në vitin 2005, “World Rhythm Championships” në 2006 etj. Në 2005 ka qenë kampion i “Ritmit botëror” të vallëzimit.