Terror me pistoletën e vjehrrit polic, arrestohet autori në Kamëz
TIRANE – Bën terror në lagje me pistoletën e vjehrrit arrestohet 27-vjeçari nga Bathorja.
Gani Kuçi, 27 vjeç është arrestuar mbrëmjen e të hënës nga policia e Komisariatit të Kamzës, pas një konflikti që ka pasur me një person në një lokal të zonës. Pas sherrit i arrestuari kishte shkuar në shtëpi dhe ka marrë armën e vjehrrit të tij, punonjës i Policisë Ushtarake. Me këtë armë i dyshuari mendohet se, ka tentuar të vrasë personin me të cilin ishte në konflikt. Gjatë arrestimit policia i bllokoi të riut armën e markës “TT”, bashkë me krehrin me pesë fishekë. Arma mbahej nga vjehrri i të arrestuarit Selim Nabolli, efektiv i Brigadës së Policisë Ushtarake në Sauk. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës, në Kodër Kamëz, kur 27-vjeçari nga Dibra banues në Bathore, ka qenë në një lokal të zonës. Ai është grindur për motive banale me Hajri Alinë, 37 vjeç, banues në Kodër Kamëz. Të dy personat janë fyer dhe ofenduar me njëri- tjetrin në lokal dhe më pas janë ndarë. Vetëm pak kohë më vonë, Gani Kuçi ka shkuar dhe ka marrë armën e vjehrrit të tij që banonte në Kodër Kamëz. Kur vjehrri i tij, kishte lënë armën në shtëpi dhe vetë nuk ndodhej aty, Gani Kuçi, ka marrë pistoletën dhe pasi e ka mbushur ka mbërritur në afërsi të banesës së Hajri Alisë. Aty ai ka kërcënuar me fjalë dhe ka kërkuar të takonte kundërshtarin e tij në konflikt. Pasi personi tjetër nuk ka dalë nga shtëpia i arrestuari 27-vjeçari, ka qëlluar dy herë me armë në drejtim të banesës dhe më pas është larguar. Pas ngjarjes, policia ka mbërritur vendin, ku është dhënë lajmërimi për të shtënat me armë. Forcat e rendit kanë sekuestruar në vendin e ngjarjes dy gëzhoja dhe më pas kanë mundur të arrestojnë autorin. Sipas burimeve të policisë, 27-vjeçarit i është komunikuar arresti në flagrancë, me akuzën e prishjes së rendit dhe qetësisë publike si dhe armëmbajtjes pa leje. Grupi i hetimit tha se, është duke punuar për sqarimin e rrethanave të ngjarjes në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, ku është referuar dosja penale. d.b