E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarandë, rihapet muzeu arkeologjik

I mbajtur mbyllur prej më shumë se dhjetë vjetësh, i braktisur në vitin 1997, i mbuluar nga pluhuri dhe harresa, muzeu arkeologjik i Sarandës rizgjohet nga gjumi letargjik.

 Për tre muaj ky muze do t’i rikthehet sërish publikut. Ndodhet në qendër të qytetit, aty ku ndodhet edhe mozaiku i vendit bregdetar dhe prej disa ditësh, në të po performohet një pavijon, ku vizitori do të prekë elemente të antikitetit nga Onhezmi në Kaoni e deri te prezantimi i parë që do t’i bëhet monumenteve më arkeologjike të rajonit, me interes për turistët vendas e të huaj.  As Prof. Dr. Dhimtër Çondi tha për gazetën se është duke u zbatuar një projekt për ta vënë këtë objekt në funksion të promovimit të turizmit. 135 mijë euro është shuma që është venë në dispozicion për restaurimin e këtij muzeu.        sh.d

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›