Dr. Viagra Ferid Murat vizite ne Shqiperi
Tiranën e ka vizituar një nga personalitetet më të njohura në fushën e kërkimit shkencor dhe të mjekësisë, nobelisti shqiptaro- amerikan, doktor Ferid Murad. Takimin e tij të parë ai ja ka kushtuar ministrit të Arsimit Myqerem Tafaj. Doktor Murad, nobelisti i njohur për shpikjet e tij me famë, në veçanti për atë të medikamentit të viagrës, u shpreh se kërkimet shkencore janë pjesë e jetës pa të cilat bota nuk mund të zhvillohet. Këtë mesazh të nobelistit të madh e ka mbështetur dhe kreu i Arsimit Myqerem Tafaj.
“Biografia dhe karriera shkencore e doktor Ferid Muratit është frymëzim për çdo student dhe për çdo shkencëtar të ri që dëshiron të punojë në fushën e bukur të shkencës dhe në rrugën e vështirë, por mjaft të bukur të dijes”- tha Tafaj.
Në fund të këtij takimi një dhuratë simbolike nga Shqipëria, një statujë e nobelistes Nënë Tereza për një nobelist.
Doktor Ferid Murad, i cili mban titullin ‘honoris causa’ të universitetit të Tiranës, ka zhvilluar edhe një bashkëbisedim me profesorë, intelektualë, mjekë të njohur shqiptarë, me të cilët ka shkëmbyer mendime rreth kërkimit shkencor.
Edlira Sulejmani