E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja ne Tirane policia Hetim konflikteve personale

Lidhur me ngjarjen e ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në zonën e ish-Bllokut, policia e kryeqytetit po heton per konflikte te meparshme te viktimes. Nepermjet nje deklarate te posaçme per mediat policia ka konfirmuar se ne rrugen “Ismail Qemali” ne nje nga lokalet me te frekuentuara te kesaj zone eshte vrare me arme zjarri tip pistolete Nadien Zeneli 32- vjec lindur ne Diber dhe banues ne Fushe –Kruje.

Sakaq policia ka bere te ditur se te plagosurit e tjere jane 23- vjeçari Tafe Mandri dhe Bedri Miho 25- vjeç, qe te dy shoke te viktimes te cilet ndodhen ne spitalin ushtarak jashte rrezikut per jeten.Nga policia e Tiranës thuhet se të dhënat paraprake flasin per nje person te dyshuar, identikiti i te cilit ndodhet ne duart e çdo efektivi pas marrjes se deshmive diten e djeshme.

Lidhur me ngjarjen e rende e cila u shenua ne zonen e ish- Bllokut, ne cilesine e proves materiale u sekuestruan nje arme zjarri e tipit pistolete e markes Rossi, arme kjo e cila u gjend ne trupin e viktimes sebashku me disa gezhoja.Deri me tani pista kryesore mbetet ajo e konflikteve personale ndersa nga uniformat blu ende nuk eshte percaktuar nese ajo ka te beje me hasmeri ose nje gjakmarrje te mundshme.

Jul Kasapi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›