“Drafti i PD-së të debatohet në grup”
• Deputeti i PD-së, Besnik Mustafaj, ka reaguar lidhur me draftin e paraqitur nga Arenca Trashani për ndryshimet në Kushtetutë.
Mustafaj thotë se është njohur nga mediat për këto propozime, teksa kërkon një debat të tyre në grupin parlamentar. “Unë si deputet i PD-së pretendoj që para se të shkojë në Komisionin e Ligjeve, kjo duhet t’i nënshtrohet një debati të brendshëm në grupin parlamentar të PD-së. PD-ja është një parti krejtësisht e përgjegjshme dhe përfaqësuesit e saj të lartë në parlament janë të përgjegjshëm për rëndësinë dhe rolin që kanë në fatet e vendit”, theksoi Mustafaj. Sipas tij, “në fushatë kemi folur për të shkuar te zgjedhja e presidentit me votë të drejtpërdrejtë popullore dhe unë shoh se është e tillë”.