“Prekja e Kushtetutës, jo emocionale”
• Presidenti Bamir Topi, bën thirrje për diskutime të gjata të propozimeve për ndryshime në Kushtetutë, para se ato të miratohen.
Në një intervistë për “Zëri i Amerikës”, kreu i shtetit thotë se, ndryshimet në kushtetutë nuk duhet të bëhen me mendime të çastit. Topi flet gjithashtu për hetimet për tragjedinë e Gërdecit si dhe për varësinë e kryeprokurorit.
Le të qëndrojmë pak tek debati politik, por edhe tek, si të thuash, politika, marrëdhëniet midis pozitës dhe opozitës. Kohët e fundit, ato nuk janë karakterizuar nga një politikë konfliktuale, siç ka ndodhur në të kaluarën. Megjithatë dje grupi parlamentar i PD bëri disa propozime për të bërë ndryshime në Kushtetutë, midis këtyre edhe figurës së Presidentit. Cili është komenti juaj për këtë?
Unë, në rast se do të ruaj pozicionin ku jam sot, ku po intervistohem, sot unë jam President i Republikës dhe është në parimet e mia, por edhe në detyrimet e këtij pozicioni, që të mos interferoj në çështjet e debatit politik. Në rast se do të shkëputesha nga ky pozicion, qoftë në një pozicion politik, qoftë në një pozicion civil të paangazhuar, sigurisht do të kisha shumë për të thënë edhe për këtë situatë. Ajo që unë mund të deklaroj sot është që duke qenë garant i ligjeve, i Kushtetutës, për të cilën, ose prej së cilës jam votuar, unë them që në parim kur bëhen lëvizje të Kushtetutës, i cili është dokumenti themeltar i shtetit, forcat politike, politikanët, cilitdo qofshin ata, pavarësisht nga “background”-i dhe eksperienca e tyre, duhet të jenë shumë të kujdesshëm, sepse po të prekësh themelet e shtetit, pa pasur një mendim të qartë dhe për të ndërhyrë në mënyrë shumë frekuente, atëherë do të thotë të mos japësh asnjë lloj garancie për muret e ndërtesës. Pra, ideja është kjo që debati politik ka nevojë të bëhet pa emocione, pa mendime të çastit, dhe shpesh mendimet e çastit vijnë edhe nga emocione të forta politike. Të tilla ne kemi pasur rastin t’i shohim në eksperiencën tonë politike. Por bëhet e bazuar, bëhet mbi bazën e një konsultimi. Kjo e ndan politikanin nga një njeri i paangazhuar, kjo e ndan politikanin nga një profesionist i një fushe të caktuar, kjo e ndan burrin e shtetit apo gruan e shtetit me një njeri të zakonshëm, sepse ka nevojë që gjërat pasi të konsultohen, të hidhet një dritë perspektive, në vite më tej. Dikur thonin që quheshe intelektual, vetëm nëse parashikon se si do të jetë e ardhmja deri në njëzet vitet e ardhshme. Të jesh burrë shteti, të jesh politikan, duhet të bësh një politikë vizionare. Ne kemi pasur raste, këto nuk janë nocione teorike në historinë e njerëzimit, të politikës, të njerëzve që kanë drejtuar shtetin, edhe me eksperiencat shqiptare e dimë që janë dhënë mendime, janë të konsoliduara, të pjekura për perspektivën dhe vlerësoj që politika, meqenëse jemi në këtë çështje, ku Kushtetuta është e nevojshme të preket, duhet të preket pasi të jetë konsultuar mirë. Përndryshe pastaj, ne mund të bëjmë veprime, të cilat nuk i shërbejnë një stabiliteti apo një ecurie afatgjatë konform asaj që ne kërkojmë që të jemi në sinkron me të gjithë standardet euroatlantike.
Shkojmë pak tek çështja e reformës në drejtësi, që, siç ju e përmendët, është, si të thuash, një nga kushtet që i është shtruar Shqipërisë për pranimin në organizmat e tjerë euroatlantike. Lidhur me çështjen e figurës së Prokurorit të Përgjithshëm, lidhur me pavarësinë e kësaj figure është folur shumë në të kaluarën. A mendoni se institucioni i Prokurorisë së Përgjithshme duhet të jetë i pavarur, apo duhet varet ai nga Kryeministri?
Fakti që në të gjithë diskursin politik, në debatin politik, në tentativën për të gjetur argumente për të ruajtur institucionin e Prokurorit, gjithmonë është kërkuar që ky institucion të jetë i pavarur, besoj që edhe zgjidhja duhet të jetë së paku, në kushtet që ka Shqipëria, në vendin ku ka mjaft debat politik, vendin ku debati politik shpesh herë precipiton me nxjerrje inatesh, në vendin ku në retrospektivë kemi pasur edhe një instrumentalizim të institucionit të Prokurorisë për qëllime politike, këto janë gjëra konkrete, të shkruar në historinë e re të Shqipërisë. Unë them që modeli më i mirë është modeli që kemi sot, pra një Prokurori që presupozon një institucion të pavarur, ku dy janë bazat që e bëjnë të suksesshëm institucionin e Prokurorisë. Së pari është integriteti moral i kryeprokurorit dhe i të gjithë trupës së prokurorëve dhe së dyti është profesionalizmi. Tek e para kemi të bëjmë me cilësitë jo vetëm të karakterit të prokurorëve, por edhe të forcës së karakterit për të mos qenë, ose për të mos pranuar influenca qoftë edhe të karakterit politik, apo të stimulimeve klienteliste. Ndërsa profesionalizmi është ai që e bën të plotë figurën e prokurorit dhe besoj i jep një imazh tjetër këtij institucioni të rëndësishëm. Jam absolutisht i prirur, jam i motivuar të vazhdoj me të njëjtin pozicion që kam pasur që në ditën e parë, kur jam prononcuar për Prokurorinë dhe vlerësoj në hapat e para që ka bërë Kryeprokurorja që Prokuroria më së fundi është futur në një rrugë jashtë çdo lloj tentative, apo jashtë çdo lloj shprese për të pasur mundësinë për t’u influencuar. Unë besoj që kjo do të bëjë Prokurorinë e Përgjithshme shumë shpejt që të jetë një nga institucionet që pas kalimit të provave të para të jetë e vlerësuar jo vetëm nga shqiptarët, por edhe nga partnerët ndërkombëtarë.
Çështja e Gërdecit. Menjëherë pas kësaj ndodhie i bëtë thirrje Prokurorisë, që të gjejë personat përgjegjës për këtë ngjarje. Megjithatë, deri më tani vetëm tre personat janë marrë në shqyrtimin e Prokurorisë. A mendoni se duhet intensifikuar ky kërkim i personave përgjegjës dhe institucioneve përgjegjëse të implikuara në këtë çështje?
Unë besoj që të flasësh sot për fazën ku ndodhet hetimi, ndoshta do të bëjmë ndonjë gabim që lidhet me atë ç’ka unë shpreha pak më parë. Gjithmonë kemi stimuluar dhe vazhdojmë të stimulojmë punën e Prokurorisë e cila nga ana e saj ka në profesionin dhe në artin e hetimit disa gjëra të pashmangshme, pra është hetimi dhe bashkëpunimi fatmirësisht edhe me ekspertë ndërkombëtarë që kanë ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe besoj që po krijohet e gjithë baza e të dhënave që do të bëjë të mundur që hetimi të jetë shumë profesional. Unë besoj që Prokuroria mbi bazën e atij motivacioni dhe asaj ç’ka ne kërkojmë do të bëjë një hetim të pavarur. Ajo ç’ka ne kemi thënë dhe vazhdojmë të themi është që ky hetim vërtet të jetë i pavarur, të jetë pa asnjë lloj paragjykimi dhe t’i shkojë gjërave deri në fund për të demonstruar më së fundmi që Shqipëria kërkon që të bëhet shtet i së drejtës, shtet i të gjithë qytetarëve.
Pikërisht kjo çështje po ndiqet me shumë vëmendje nga bashkësia ndërkombëtare, zgjidhja ose gjetja e fajtorëve për çështjen e Gërdecit dhe kjo ka të bëjë me një mungesë përgjegjësie të institucioneve, të mënyrës së funksionimit të gjërave në Shqipëri. A do të shërbejë kjo si një mësim për institucionet shqiptare për të marrë përsipër përgjegjësi për çështje kaq të rëndësishme?
Nëse pëson dhe nuk nxjerr mësim, kjo është fatkeqësi në radhë të parë për popullin, pastaj për institucionin dhe të gjithë politikanët. Rasti i Gërdecit është një rast tragjik, ku të gjithë pa diskutim duhet të nxjerrin përgjegjësitë, përgjegjësi që vijnë me autorët e drejtpërdrejtë, me përgjegjësitë institucionale, me domosdoshmërinë e bashkëpunimit të institucioneve, të reformimit, të sjelljes në standarde të të gjitha gjërave. Është një rast që nuk mund të anashkalohet, është shumë e rëndësishme që hetimi të vazhdojë në njërën pistë, ndërsa në linjën tjetër institucionet duhet të bëjnë maksimumin e tyre që të mbyllin gropat, apo handikapet e bashkëpunimit dhe gjërat të qartësohen në mënyrë të tillë që shërbimet, apo institucionet të mos veprojnë në rrugë ku nuk bashkohen, por të gjithë së bashku të krijojnë një “network” ku shteti vërtet të marrë seriozitetin e vet. Unë besoj që jemi në këtë linjë. Nuk është vetëm rasti i Gërdecit. Ne kemi mjaft raste të tjera që duhet t’i bëjmë analizën, institucionet specifike që janë direkt përgjegjëse për këtë punë, duhet të jenë më të motivuara për të zbatuar ligjin, t’i bëjnë profilaksinë gjërave dhe të mos të lenë që të bëjnë analizën post-factum. Ndërsa të gjitha institucionet kryesore, nëse është e nevojshme që gjërat të kërkohen të reformohen me ligj, do të bëjë të mundur që sa më shpejt ne ta realizojmë këtë punë. Kemi probleme që lidhen edhe me atë aspekt të jetës civile, me digat, me depot e karburanteve, janë gjëra që ne i kemi vendosur në linjën e komunikimit dhe besoj që do të jenë një nga objektet e diskutimit në mbledhjen e afërt të Këshillit të Sigurimit Kombëtar.