“Shteti s’po merret me gjeneralët e korrupsionit”
• Ish-presidenti Alfred Moisiu kritikon strukturat e shtetit, lidhur me tragjedinë e Gërdecit.
Duke folur në një takim të PDK-së me një delegacion të CDU-së gjermane, Moisiu tha se: “Strukturat tona shtetërore vazhdojnë të tregojnë mefshtësi dhe akoma merrem me rreshterët dhe kapterët dhe jo me gjeneralët e korrupsionit. Shembulli i fundit i Gërdecit po tregon se, politika më shumë pengon sesa ndihmon në nxjerrjen e përgjegjësive direkte për këtë korrupsion të padëgjuar shtetëror”. Sipas tij: “Tani është koha që klasa politike, partitë më të mëdha politike në Parlament, të bashkëpunojnë dhe të prodhojnë produkte të përbashkëta konsensuale dhe afatgjata që zgjidhin problemet e vjetra dhe nuk na krijojnë probleme të reja”.