Ilir Meta: Jo ndryshimit të Kushtetutës në mënyrë klandestine
• Kreu i LSI-së, Ilir Meta, ka denoncuar përpjekjet e PS-së dhe PD-së për ndryshimet kushtetuese. Sipas tij, Rama dhe Berisha kanë bërë pakte të fshehta për interesat e tyre personale.
“Të gjithë jemi tronditur sesi në këmbim të listave të mbyllura të Kodit të Gërdecit, që kërkon kreu i Partisë Socialiste, për të kontrolluar e për të vënë në rresht si ushtarë, pa asnjë lloj identiteti dhe dinjiteti, deputetët e ardhshëm të Partisë Socialiste, Sali Berisha, i kërkon qartazi atij që të mbështesë ndryshime në Kushtetutë, që kërkojnë të përjetësojnë pushtetin e Sali Berishës”, tha Meta. Kreu i LSI-së tha se të majtët e vërtetë nuk do lejojnë që Kushtetuta të ndryshojë në mënyrë klandestine dhe korruptive. “Ne nuk mund të pranojmë që ndryshimi i Kushtetutës të diskutohet dhe të ndodhë befas, duke i nxjerrë nga sirtarët e Fatos Bejës apo të Sali Berishës, dhe me bekimin e Xhafës e të Islamit, kur dihet qartë se Kushtetuta e Shqipërisë nuk mundet të ndryshojë as në mënyrë klandestine, as në mënyrë korruptive, dhe as në mënyrë arbitrare për të krijuar jo një, por dy Berisha në Shqipëri dhe përmes një parlamenti të Mega-Dushkut”, tha Meta. Relatorët e dy grupeve parlamentare, Fatmir Xhafaj dhe Arenca Trashani, kanë prezantuar propozimet e dy partive për ndryshimet kushtetuese në Komisionin e Ligjeve. Por përveç ndryshimeve që lidhen me reformën zgjedhore, të propozuara nga PS-ja, PD-ja propozoi edhe ndryshime të tjera që prekin kompetenca të presidentit dhe votëbesim të kryeministrit. Duke i denoncuar këto propozime të dy forcave të mëdha politike në vend, Meta tha se, “nuk mund të bëhet Kushtetuta e Shqipërisë si KRRT-ja e Tiranës, që ndryshon kur do Rama me Berishën për interesa të mbyllura klienteliste. Nuk mund të bëhet as si statuti i Partisë Socialiste dhe i Partisë Demokratike, që ndryshon sipas interesave të kryetarit të tyre”, tha Meta. Sipas tij, LSI do t’i drejtohet elektoratit, i cili e votoi Kushtetutën përmes referendumit. “Ne do të bëjmë gjithçka, ne do t’i drejtohemi popullit, atij që ka votuar Kushtetutën. Ne do të bëjmë çdo gjë për të mbrojtur Kushtetutën”, tha Meta.