Drafti për Gjykatën Administrative përplas KLD-në me Ministrinë e Drejtësisë
Spahiu kundër projektligjit të Ministrisë së Drejtësisë, e akuzon për mungesë serioziteti. Nënkryetari i KLD-së, debat me përfaqësuesen e Ministrisë së Drejtësisë dhe deputetin Hoxha
Eljona Ballhysa
Projektligji “Për gjykatën administrative” ka nxjerrë në pah konfliktin midis Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe Ministrisë së Drejtësisë. Gjatë diskutimit në Komisionin Parlamentar të Ligjeve, nënkryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu, ka debatuar ashpër me deputetët e PD-së dhe me përfaqësuesen e Ministrisë së Drejtësisë të pranishme në mbledhje. Spahiu ka akuzuar Ministrinë e Drejtësisë për mungesë serioziteti në hartimin e projektligjit, pasi nuk kanë thirrur përfaqësues të KLD-së në grupin e punës. Madje, sipas Spahiut, KLD-ja është njohur me projektligjin nëpërmjet faqes zyrtare të Këshillit të Ministrave në internet. Gjatë fjalës së tij, Spahiu kundërshtoi projektin e Ministrisë së Drejtësisë veçanërisht në mënyrën e emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Administrative dhe në centralizimin e saj vetëm me një qendër në Tiranë. Ai kërkoi që të ketë të paktën 6 gjykata të tilla në të gjithë vendin.
Debati
I pranishëm në Komisionin e Ligjeve, në një seancë dëgjimore për projektligjin “Për gjykatën administrative”, Kreshnik Spahiu ka akuzuar Ministrinë e Drejtësisë për mungesë serioziteti, pasi KLD-ja është njohur me draftin përfundimtar të projektligjit vetëm nëpërmjet faqes së internetit. “Ne jemi njohur me projektligjin përfundimtar vetëm nga uebsajti, falë teknologjisë së lartë të internetit. Ka qenë një mungesë serioziteti e theksuar nga dërguesi i kësaj shkrese. Ka ardhur e shoqëruar me versionin jozyrtar të projektligjit dhe me një mungesë serioziteti të plotë, është detyruar Këshilli ka diskutuar???????????????? jo mbi projektin final, por mbi një projekt fillestar nën prezencën e ekspertëve ndërkombëtarë, pasi ju e kishit kaluar në qeveri”, - është shprehur Spahiu në komision. Por, kjo deklaratë ka ngjallur një reagim të ashpër të deputetit të PD-së, Eris Hoxha, i cili e ka pyetur Spahiun për një shkresë protokolli nga Ministria e Drejtësisë me anë të së cilës kërkohet mendimi nga KLD-ja për projektligjin në fjalë. “Ka qenë një mungesë serioziteti e theksuar nga dërguesit e kësaj shkrese. Kjo shkresë është dërguar ditën e premte pasdite për të marrë mendimin ditën e hënë”, - i është përgjigjur Kreshnik Spahiu pyetjes së deputetit Hoxha, ndërsa ky i fundit i është drejtuar në një mënyrë tepër arrogante. “Ka ardhur shkresa apo jo, kaq dua, nuk dua historira. Mos ngri zërin. Je në Komisionin e Ligjeve dhe respekto Komisionin e Ligjeve. Mos trego përralla këtu”, - ka thënë Hoxha. I gjendur përballë këtij reagimi tepër arrogant dhe kritik të deputeti demokrat, nënkryetari i KLD-së është detyruar edhe një herë të sqarojë se shkresa ka ardhur e shoqëruar me versionin jozyrtar të projektligjit që, sipas tij, përbën një mungesë serioziteti, pasi KLD-ja është detyruar të diskutojë jo mbi projektligjin final, por atë fillestar, nën prezencën e ekspertëve ndërkombëtarë, pasi projektligji kishte kaluar në qeveri. “Fakti që ju sillni është sa për të larë gojën, pasi, ndërsa siç thatë edhe ju, ministria na ka sjellë në datën 1 një shkresë, po atë ditë, pra më datë 1 dhjetor, Këshilli i Ministrave është mbledhur dhe ka miratuar projektligjin”, - u shpreh Spahiu. Debate janë zhvilluar edhe mes nënkryetarit të KLD-së dhe drejtoreshës së Kodifikimit pranë Ministrisë së Drejtësisë. Sipas kësaj të fundit, kanë qenë përfaqësuesit e KLD-së ata që kanë refuzuar të vihen në dijeni nga njoftimi i bërë, pra të japin mendimin e tyre për projektligjin, duke u përgjigjur se nuk mund të japin mendim për projektligjin brenda afatit të kërkuar.
Kundërshtimi
Në mbledhjen e djeshme të Komisionit Parlamentar të Ligjeve, nënkryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu, ka kundërshtuar edhe përmbajtjen e draftit të paraqitur nga Ministria e Drejtësisë me argumentin se ky projektligj i heq KLD-së të drejtën për emërimin dhe shkarkimin e gjyqtarëve, duke ia dhënë këtë kompetencë Ministrisë së Drejtësisë. Sipas tij, një gjë e tillë lë hapësira për abuzime. Një tjetër pikë e kontestuar nga përfaqësuesit e KLD-së ishte dhe emërimi i sekretarit Administrativ, të cilin Spahiu e cilësoi një model të dështuar. Sipas tij, duhen krijuar gjykata të veçanta dhe posaçërisht gjashtë të tilla pranë asaj të Apelit dhe jo seksione pranë tyre, pasi, sipas tij, ekzistojnë tre mijë çështje në vit për t’u gjykuar. Thelbi i projektligjit “Për Gjykatën Administrarive” ka të bëjë me krijimin e gjykatave të posaçme për shqyrtimin e gjobave ndaj biznesit.
18 Dhjetor 2008