Drafti për Kodin e Etikës së Mësuesit, drejt përfundimit
Drafti për Kodin e Etikës së Mësuesit është drejt përfundimit dhe së shpejti mësuesit do të njihen me të. Ky draft, do të jetë një dokument rregullator për marrëdhëniet mes mësuesve, nxënësve dhe prindërve në arsimin parauniversitar. Ministria e Arsimit, në bashkëpunim me Fondacionin Sorros dhe grupin e sindikatave të arsimit në vend, në të ditur se po e përfundon draftin e Kodit të Etikës së Mësuesit. Ky dokument, hartimi i të cilit nisi që nga tetori i viti të kaluar, parashikon ndër të tjera edhe shmangien e veprimeve kompromentuese me fëmijët, mënyrën e të veshurit, sjelljen, komunikimin mësues-nxënës etj. Sipas Kryetarit të Federatës së Sindikatave të Arsimit dhe Shkencës, Xhafer Dobrusha, Kodi i Etikës, i ndalon arsimtarët që të pranojnë dhurata nga nxënësit, t’i fyejnë ata dhe të përdorin fjalor të papërshtatshëm. Madje, mësuesit nuk i lejohet të përdorë nxënësit për fushata elektorale apo promocionale, përcakton kodi. Gjithashtu, Dobrusha është shprehur se drafti thuajse i përfunduar, i është nënshtruar botimit, me qëllim që mësuesit të njihen paraprakisht me Kodin, para se dokumenti të marrë një formë zyrtare.
27 Qershor 2008