E Diel, 1 Nëntor 2026

Draga “peshkon” dy predha të Luftës së Dytë Botërore

20/04/2005  Katër muaj, gjenden pesë predha në Portin e Durrësit

DURRËS - Forcat speciale daneze dhe draga e specializuar shqiptare, që po punojnë prej disa muajsh për thellimin e kanalit hyrës në Portin e Durrësit, kanë gjetur dje, në mëngjes, 2 predha luftarake nga Lufta e Dytë Botërore. Predhat u gjendën në një distancë prej 5 miljesh nga bregu dhe të pozicionuara mes dy anijeve të vjetra, njëra e mbetur aty nga Lufta e Dytë Botërore dhe tjetra, një anije greke e mbytur në ujërat tona në vitet ‘70.

Predhat e gjetura dje janë gati të të njëjtave përmasa me ato të gjetura 3 muaj më parë, pothuajse në të njëjtin vend. Gjatësia e predhave luftarake është 79 cm, ndërkohë që diametri i tyre është 25 cm. Predhat peshojne afërsisht 70 kg.

Gjatë nxjerrjes se predhave ishte dje i pranishëm edhe ambasadori danez në Shqipëri.

Dy predhat e gjetura dje, e çojnë në pesë numrin e tyre të gjetura që nga janari i këtij viti.

Në janar të këtij viti, punonjësit e kompanisë daneze, që ka fituar tenderin për thellimin e basenit hyrës në Portin e Durrësit, u përballën gjatë punës me një surprizë jo të vogël. Draga thelluese “Jozef Mobius” ndeshi dy herë në predha metalike me peshë rreth 70 kg secila. Municionet u gjerën në një distancë 1.5 milje detare nga porti detar, ndërsa thellësia ujore arrinte në 8 metra. Një predhë tejetër e të njëjtave parametra, u gjet vetëm pak ditë më parë.

Punimet për thellimin e kanalit hyrës në Portin e Durrësit kanë nisur disa muaj më parë, pas një projekti të financuar nga Banka Botërore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›