Shtetësja malazeze gjendet e dekompozuar në Vermosh
20/04/2005 Kishte dy muaj e zhdukur nga shtëpia
SHKODËR – Ishte larguar prej kohësh nga banesa e saj në Malin e Zi, ndërsa është gjendur e dekompozuar në Shqipëri.
Burime të Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Shkodrës, bënë të ditur se dje, në orët e para të mëngjesit, është gjetur në fshatin Vermosh, rreth 50 km larg qytetit të Koplikut, kufoma e dekompozuar e një gruaje.
Të njëjta burime të policisë lokale, bënë të ditur se kanë qenë banorët e zonës që kanë njoftuar, ndërsa menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar uniformat blu.
Nga ekspertiza paraprake e kryer, mësohet se është arritur në përfundimin se trupi i pajetë i gruas, i përket 74-vjeçares nga Podgorica (Mal i Zi), P.Maroviç.
Lidhur me mundësinë e ndodhjes së malazezes në Vermosh, sipas burimeve të policisë së Shkodrës, mësohet se, 74-vjeçarja vuante nga një sëmundje mendore. Familjarët e saj mësohet se kishin deklaruar se ajo kishte rreth dy muaj që ishte larguar nga shtëpia, ndërsa kishte ardhur drejt Shqipërisë, përmes pikës kufitare të Vermoshit.