Sekuestrohe 4.5 milionë lekë mallra të skaduara në magazina

20/04/2005 Ushqimet e skaduara, lëngje frutashe e ushqime
SHKODËR - Mbledhja emergjente e tri javëve më parë, që organizoi kryetari i Bashkisë Shkodër, duket se i ka shkundur drejtuesit e institucioneve përkatëse. Pas një pune intensive dhe një kontrolli të imtësishëm të datave të skadencës, kontroll ky i një niveli të paparë ndonjëherë, u arrit që ditën e djeshme, punonjësit e Drejtorisë së Bujqësisë dhe Ushqimit të gjejnë një sasi të konsiderueshme lëngje të ndryshme frutash me datë skadence, që kishte kohë që i kishte kaluar afati. Përveç lëngjeve të frutave, me afat përdorimi të skaduar, u gjetën edhe një sasi tjetër me fruta të konservuara, kryesisht të importuara nga jashtë. Burimet nga Drejtoria e Bujqësisë dhe e Ushqimit, bëjnë të ditur se në total vlera e artikujve të sekuestruar arrin rreth 4.5 milionë lekë të vjetra.
Kontrollet
Ka rreth 20 ditë që Bashkia Shkodër ka intensifikuar bashkëpunimin me Drejtorinë e Shëndetit Parësor, Drejtorinë e Bujqësisë dhe të Ushqimit, sektorin e antikrimit ekonomik, pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut, Drejtorinë Tatimore si dhe zyrën rajonale të mjedisit. Në sajë të këtij bashkëpunumi u bë i mundur hartimi i një programi të përbashkët, për të bashkërenduar veprimet në grupe të përbashkëta dhe më vete, në mënyrë që të arrihet kontrolli sa më i plotë i të gjithë artikujve ushqimorë, jo vetëm të atyre që ndodhen për tregtim e konsum në treg, por edhe artikujve të tjerë ushqimorë me data të skaduara, që ndodhen stok nëpër magazinat e pikave të shumicës. Në këtë mënyrë, gjatë kësaj periudhe këto grupe të përbashkëta, por edhe punonjësit e drejtorive përkatëse, kanë ushtruar kontrolle të njëpasnjëshme, duke filluar që nga pikat e shitjes me shumicë të mallrave ushqimorë e deri te dyqanet më të vogla që i tregtojnë këto artikuj.
Sekuestrimet
Puna intensive në kontrollimin e imtësishëm të datave të skadencës, bëri të mundur që punonjësit e Drejtorisë së Bujqësisë dhe Ushqimit të gjejnë një sasi të konsiderueshme lëngje të ndryshme frutash me datë skadence të tejkaluar në afat. Me afat përdorimi të skaduar u gjetën edhe një sasi tjetër me fruta të konservuara, të importuara nga jashtë. Burimet zyrtare nga Drejtoria e Bujqësisë dhe e Ushqimit, bënë të ditur dje për gazetën “Metropol” se në total vlera e artikujve të sekuestruar arrin rreth 4.5 milionë lekë të vjetra dhe se këto artikuj ushqimorë nuk ishin hedhur në qarkullim nga pikat e shumicës. Mallrat e sekuestrua dje ishin mbajtur nëpër magazinat e tregut të shumicës në hyrje të qytetit, pranë lagjes ku dikur ndodhej “Pazari i Vjetër”. Sipas këtyre burimeve, tregtarët ishin shprehur se nuk kishin pasur ndërmend që t’i hidhnin në treg këto artikuj, pasi e dinin se i kishte kaluar afati i përdorimit dhe se me ngrohjen e kohës, përdorimi i artikujve të përmendur ishte vdekjeprurës. Ata ishin shfajësuar në njëfarë mënyre me faktin se nuk dinin se ku mund t’i hidhnin, si dhe nuk e kishin bërë reklamimin e këtyre artikujve pranë drejtorisë përkatëse, nga frika e ndonjë gjobe të mundshme. Artikujt e gjetur, pasi u sekuestruan, u dërguan në një zonë të pabanuar, pranë lumit Drin, ku u bë edhe groposja e tyre, në mënyrë që të mos merreshin për konsumim, nga kalimtarët e rastit. Intensifikimi i kontrolleve të datave të artikujve ushqimorë, nga grupet e ndryshme të punës, erdhi si pasojë e një mbledhjeje urgjente që organizoi kryetari i Bashkisë Shkodër, Haxhi, më datën 5 prill të këtij viti, pasi në disa media u bë publike hedhja e disa kolive të çokollatave dhe biskotave të skaduara në brigjet e liqenit të Shkodrës.