Humbet djalin e guan,vetëvaret 62-vjeçari
20/04/2005 Depresioni, i jep fund jetës në kasolle
SHKODËR – Depresioni nga humbja e të afërmve ka qenë shkak i vetëvarjes më të fundit të ndodhur në qytetin e shkodrës. Burime nga policia, bëjnë të ditur se gjatë ditës së hënë është gjetur i vdekur shtetasi 62-vjeçar Mark Arrina. Sipas të njëjtave burime mësohet se shtetasi në fjalë është gjetur i varur në një kasolle pranë shtëpisë së tij. Burimet zyrtare të policisë lokale kanë saktësuar dje për gazetën “Metropol” se ngjarja më e fundit e regjistruar si rast i pastër vetëvrasjeje ka ndodhur në rrugën nacionale Shkodër-Hani i Hotit, pranë ish-SMT-së. Trupi i pajetë i të moshuarit është gjetur, nga bashkëfshatarët pasditen e dy ditëve më parë. Sipas të njohurve të tij, të cilët kanë dhënë deklarimet e tyre për grupin e hetimit, mësohet se ata janë shprehur se shtetasi Mark Arrina kishte kaluar në depresion, pasi vite më parë i kishte vdekur djali aksidentalisht dhe kohët e fundit i kishte vdekur edhe gruaja. Humbjet e njëpasnjëshme të familjarëve kishin qenë një peng i madh për Markun, i cili në moshën 62-vjeçare ka vendosur që t’i jap fund jetës së tij.