E Diel, 1 Nëntor 2026

Tenton të përdhunojë ish-gruan e ish-vjehrrën

20/04/2005  Me ndihmën edhe të një shoku

KORÇË - Një 25-vjeçar në bashkëpunim me një shokun e tij ka dhunuar banesën e ish-gruas së tij, me qëllim për ta përdhunuar atë dhe ish-vjehrrën që ndodhej brenda. Gjithçka ka ndodhur rreth orës 01.00 pas mesnatës së djeshme në lagjen nr.14 të qytetit të Korçës. Bledar Andrea Petro, banor i lagjes 15, së bashku me 28- vjeçarin Ledion Gjikën kanë shkuar në banesën e ish-bashkëshortes së Bledarit, Brunilda Karaj, 24 vjeçe dhe kanë kërkuar me ngulm dhe kërcënime hapjen e derës. Duket se 2 autorët kanë qenë në gjendje të dehur dhe të droguar, kur kanë menduar të bëjnë këtë veprim një ore pas mesnatës së djeshme. Thirrjet e tyre duket se i kanë dëgjuar fqinjët, të cilët menjëherë kanë lajmëruar grupin e gatshëm të policisë që ju ka ardhur në ndihmë 2 grave. Pas denoncimit të tyre, autorët janë arrestuar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›