Guardia di Finanza dorëzon listën e trafikantëve te Krimet e Rënda

20/04/2005 Hetim në Durrës e Tiranë për krerët e organizatës. Sekuestrim pasurive
Guardia di Finanza, e cila kreu operacionin nëntë mujor të koduar me emrin “Aktros” të kapjes së 150 kilogramëve heroinë, i ka kaluar dosjen hetimore Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Pasditen e së hënës, oficerë italianë të Gurdia di Finanza me mision në vendin tonë, kanë kontaktuar me zyrtarë të Krimeve të Rënda dhe ka kërkuar bashkëpunimin për gjetjen e personave të tjerë të implikuar në këtë rrjet të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Autoritetet e drejtësisë italiane kanë vënë në dispozicion të Prokurorisë shqiptare gjithë dokumentacionin hetimor dhe provat materiale për këtë aksion, që u kurorëzua me dhjetë arrestime. Prokuroria e Krimeve të Rënda pritet të identifikojë të dyshuarit si organizatorë të grupit, që e drejtonin trafikun e drogës prej Shqipërisë, duke kordinuar segmentet e rrjetit. Hetuesit do të identifikojnë personat që kanë biseduar me të arrestuarit gjatë dërgesave të drogës.
Hetimi
Hetimi ndaj organizatës së trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike do të kryhet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Dy ditë më parë, dosja hetimore e përpiluar nga drejtësia italiane i është përcjellë kësaj strukture të luftës kundër krimit të organizuar. Lajmi është bërë i ditur dje nga burime zyrtare të Prokurorisë së Përgjithshme, të cilat sqaruan se hetuesit e Krimeve të Rënda kanë në dorë të gjitha përgjimet telefonike dhe numrat celularë me të cilët të arrestuarit kanë biseduar gjatë transportimit të dërgesave të drogës. Sipas burimeve, dyshohet se krerët e kësaj organizate i kanë qendrat e tyre në Durrës dhe në Tiranë. Këta të fundit mendohet se siguronin drogën nga Turqia dhe transportimin e saj me anë të automjeteve të ndryshme nëpër Bullgari, Maqedoni e më pas në Shqipëri. Pas mbërritjes, droga përzihej e përpunohej dhe pastaj nisej drejt Durrësit, nga ku nëpërmjet anijes “Plava”, transportohej drejt brigjeve të Barit. Burimet thonë se mbeten ende të paidentifikuar disa persona të dyshuar si krerë të këtij grupi trafikantësh. Kjo, pasi gjatë bisedave telefonike ata nuk kanë përdorur emrat e tyre të vërtetë. Burimet thonë se hetuesit italianë kanë arritur të regjistrojnë të gjitha bisedat telefonike të kryera nga trafikantët dhe se këta numra i janë përcjellë Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Burimet thonë se hetuesit do të verifikojnë numrat me të cilët kanë biseduar të arrestuarit, për gjetjen e identitetit të këtyre personave të dyshuar si të implikuar në rrjet. Kanë qenë përgjimet e bisedave telefonike dhe një shqiptar i infiltruar në rrjet nga drejtësitë e dy vendeve, që kanë bërë të mundur zbulimin e funksionimit të trafikut të heroinës, sqarojnë burimet.
Verifikimi
Prokuroria e Krimeve të Rënda do ta përqëndrojë hetimin e saj në verifikimin e identitetit të personave të tjerë të dyshuar për implikim në këtë organizatë dhe të pasurive të tyre. Burimet thonë se do të verifikohet çdo pasuri e personave të arrestuar dhe atyre që janë nën hetim, të cilat do të sekuestrohen paraprakisht. Mësohet që, Prokuroria të ketë nën hetim edhe të tjerë persona, të cilët dyshohet të kenë qenë krerët e kësaj organizate. Burimet thonë se do të verifikohen edhe pasuritë e këtyre personave dhe do t’u kërkohet origjina e parave me të cilat ia kanë krijuar. Ndërsa do të hetohet rreth identitetit të personave, të cilët nuk kanë përdorur emrat e tyre realë gjatë bisedave telefonike me të arrestuarit. Burimet pohojnë se pas sigurimit të provave ndaj personave nën hetim dhe të dyshuar si pjesëtarë të këtij grupi, do të urdhërohen arrestimet e tyre.
Agjenti i infiltruar zbuloi vrasjen e parapërgatitur
Ka qenë një tentativë vrasjeje e organizuar nga Valbona Asllanaj ndaj bashkëshortit të saj, Dajlanit 30-vjeçar, që ka detyruar policinë italiane të përfundojë para kohe operacionin e nisur antidrogë, të koduar me emrin “Aktros”. Një informacion i dhënë nga agjenti shqiptar i kontaktit që qëndronte në Itali për këtë tentativë vrasjeje, ka bërë që Guardia di Finanza të ndërhyjë, duke vënë në pranga dhjetë persona, ndërmjet tyre edhe çiftin Asllanaj. Burime zyrtare të Prokurorisë së Përgjithshme, thanë dje për gazetën se, ndonëse kjo tentativë vrasjeje ka lënë jashtë prangave disa persona të tjerë të dyshuar, nuk ka prova për ta vërtetuar. Burimet sqarojnë se ka qenë agjenti i infiltruar në grupin e trafikantëve, duke pasur kontakt të vazhdueshëm me policinë italiane dhe atë shqiptare, që ka zbuluar vrasjen e parapërgatitur nga Valbona Asllanaj. Për vrasjen e mbetur në tentativë, është shprehur gjatë një konference për mediat italiane edhe prokurori milanez Marcelo Musso, i cili ka pohuar se, “ka qenë e nevojshme ndalimi i 10 personave, për të ndaluar edhe planin gjakderdhës. Sipas policisë italiane, Valbona Asllanaj me rezidencë në Mola të Barit, kishte paguar 4000 euro për vrasjen e bashkëshortit dhe do të paguante 4 mijë të tjera, pasi të vritej. Ajo kishte krijuar lidhje dashurore me një italian, të cilit edhe i kishte kërkuar kundrejt pagesës që t’i vriste bashkëshortin, Dajlan Asllanaj. Ky informacion për përgatitjen e vrasjes së Dajlan Asllanajt nga bashkëshortja, mësohet të jetë verifikuar nga drejtësia italiane dhe ka rezultuar të jetë i vërtetë. Por nuk është arritur të sigurohen prova materiale, pasi Valbona duket se ka qenë e fshehtë për planin e saj edhe gjatë bisedave telefonike me personin që kishte paguar.
Operacioni
Për nëntë muaj u kapën 150 kg heroinë e 34 shqiptarë
Sipas mediave italiane, prokurori milanez Musso, ka bashkëpunuar për muaj me radhë me një grup të Antidrogës së Guardia di Finanzës në Milano dhe në Bari, për zbulimin dhe survejimin e organizatës shqiptare të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Gjatë nëntë muajve, policia italiane ka mundur të sekuestrojë gjithsej 150 kile heroinë, pjesa e fundit e së cilës është sekuestruar dje në hambarët e anijes "Plava", e ankoruar prej dy muajsh në portin e Barit. Sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA, veç sekuestrimit të kësaj sasie heroine, në pranga kanë rënë edhe 24 korrierë droge, si dhe janë sekuestruar mijëra euro. Pas gjetjes dhe sekuestrimit të sasisë së fundit të heroinës në anijen shqiptare “Plava”, policia italiane ka arrestuar dhjetë pjesëtarët e tjerë të grupit; Shkëlqim Gashi, Bledar Alvora, Dajlan Asllanaj; Valbona Asllanaj, Fatos Berisha, Fatbardh Berisha; Hasan Beçi, Eglantina Kandarxhi, Mikel Mazniku dhe italiani Xhulio Luka. Ndërkaq, Ministria e Rendit pohoi në një deklaratë për shtyp arrestimin e 11 shqiptarëve. Në një njoftim për shtyp thuhej se, më datë 18 mars 2005, sipas informacioneve të marra nga oficeri shqiptar i kontaktit në Itali, mësohet se në kuadër të operacionit “Aktros”, policia italiane ka marrë masën e arrestit për 11 shtetas shqiptarë, të cilët prej disa kohësh kanë qenë nën hetim për trafik droge. Aksioni për arrestimin e këtyre shtetasve shqiptarë është organizuar nga Guardia di Finanza e Milanos, në bashkëpunim me Guardia di Finanzën e Barit dhe Bolonjës. Gjatë hetimeve që kanë zgjatur më shumë se një vit, në periudha të ndryshme kohore dhe në vende të ndryshme, pjesëtarëve të këtij grupi kriminal i është sekuestruar në total rreth 150 kg lëndë narkotike e tipit heroinë. Në përfundim të hetimeve ka rezultuar se, që në vitin 2004, për transportin e lëndës narkotike është përdour edhe anija “Plava”. Në këto kushte, policia italiane ka vendosur masën e sekuestrimit ndaj anijes “Plava”, e cila prej mëse dy muajsh ka qenë e bllokuar në portin e “Barit” për arsye riparimi të një motori të prishur. Në njoftim pohohej se gjatë periudhës 1-vjeçare të zhvillimit të hetimeve dhe ndjekjes së pjesëtarëve të këtij grupi kriminal, policia shqiptare ka shkëmbyer informacion të vazhdueshëm me policinë italiane, nëpërmjet Zyrës së Ndërlidhjes Interforcë. Ndërkaq vazhdon bashkëpunimi dypalësh për të identifikuar lidhje të mundshme të këtij grupi me elementë kriminalë në Shqipëri, apo edhe asete të mundshme ekonomike të tyre këtu.
Kapiteni i Portit të Durrësit: “Plava” pronë
e Mehmet Asllanajt, që nga 20 qershori 2003
DURRËS - Kapiteneria e Portit të Durrësit ka deklaruar se, anija e sekuestruar dje nga policia italiane është nisur nga Porti i Durrësit disa muaj më parë. Deklarimi është bërë nga kapiteni i Portit të Durrësit, Muharrem Trupja. Sipas tij, anija “Plava” në të cilën policia italiane sekuestroi 150 kg heroinë, është larguar nga Porti i Durrësit më 8 shkurt të vitit 2005. Pas kësaj kohe, në kapiteneri nuk ka gjithnjë informacion tjetër zyrtar nisur nga pohimet e Trupes, përsa i përket shkaqeve që kanë shtyrë ekuipazhin të qëndrojë gjatë në brigjet italiane. Burime zyrtare të portit bënë të ditur se anija 500 tonëshe “Plava”, është nisur drejt portit të vogël të Molfetës, port që gjendet jo shumë larg portit të Barit dhe se destinacioni ka qenë për ngarkesë të mallrave rifuxho. Por, Trupe nuk ka theksuar se çdo të ngarkonte saktësisht anija në fjalë, e nisur nga brigjet e Durrësit më 8 shkurt 2005, pasi, sipas tij, të gjithë dokumentet e regjistrit detar janë bllokuar nga Prokuroria e Përgjithshme.
“Prokuroria ka nisur hetimet rreth kontrabandës së shtatë kontenierëve me cigare të sekuestruara në Shkozet, prandaj ne nuk mund të japim saktësisht datën e nisjes dhe as aplikimin e bërë nga pronari për ngarkesën që do të transportonte nga porti Molfetës në Durrës”, ka thënë Trupe. Nga pohimet e kapitenit mësohet se, anija “Plava”, prodhim gjerman i vitit 1963, në kantierin SCHIFFSËERFT – H.RAMKE, ndërkohë që ka bërë të ditur se që nga koha e kalimit në duart e pronarëve shqiptarë në vitin 1999, ka ndërruar disa duar. Burimet zyrtare thonë se anija është pronë e shtetasit nga Durrësi, Mehmet Asllanaj dhe se në drejtim të portit italian është nisur me 6 marinarë, ndërkohë që kapiteni i saj ka qenë Llazar Shyti.
“Ne nuk kemi asnjë njoftim zyrtar për vonesën e saj nga Italia”, tha Trupe, i cili shtoi se autoritetet italiane nuk kanë kërkuar asgjë zyrtare dhe as në mirëbesim rreth destinacionit apo aktivitetit të anijes si dhe të ekuipazhit. Anija ka kaluar në pronësi të shtetasit Mehmet Asllanaj më 20 qershor 2003 dhe duke qenë anije e tonazhit të vogël, ajo ka kryer pak lundrime si dhe importonte mallra kryesisht në portet e Adriatikut.
Si funksiononte rrjeti i trafikut të heroinës
Nga hetimet e policisë dhe prokurorisë rezulton se organizata e trafikut të heroinës që u godit gjatë operacionit të koduar me emrin “Aktros”, të ketë qenë e përqëndruar në Durrës dhe në Tiranë. Burime të policisë pohojnë se, pikërisht në këto dy qytete po hetohet për identifikimin e krerëve të këtij grupi. Nga informacionet dhe hetimet e deritanishme, policia dhe prokuroria kanë arritur të zbulojnë gjithë detajet e trafikut. Kështu, dyshohet se heroina mbërrinte në Shqipëri nga Turqia, që ishte furnizuesja. Ajo trafikohej në rrugë tokësore e fshehur në automjete nëpërmjet Bullgarisë, Maqedonisë e më pas në Shqipëri. Dyshohet se ky transportim organizohej dhe drejtohej nga persona me rezidencë në Tiranë, të cilët, pasi e përpunonin dhe përzienin e kalonin në Durrës. Pjesa tjetër e grupit kujdesej për fshehjen e heroinës në autovetura dhe në hambaret e anijes “Plava”, për t’u transportuar më pas drejt Barit. Fillimisht ky grup ka përdorur korrierë për transportimin e heroinës me anë të automjeteve, 24 nga të cilët janë kapur dhe u janë sekuestruar sasitë e drogës dhe mijëra euro. Më pas heroina tregtohej në qytetet veriore të Italisë, kryesisht në Milano.
Të arrestuarit
1-Shkëlqim Gashi
2-Bledar Alvora (student ekonomie në Universitetin e Bokonit në Milano)
3-Dajlan Asllanaj
4-Valbona Asllanaj
5-Fatbardh Berisha
6-Fatos Berisha
7-Eglantina Kandarxhi
8-Hasan Beçi
9-Mikel Mazniku
10-Xhulio Luka (shtetas italian)