E Diel, 1 Nëntor 2026

GTZ, projekt për nxitjen e biznesmenëve të rinj

20/04/2005  SHKODËR - Agjencia gjermane për bashkëpunimin teknik (GTZ), ka zhvilluar dje në ambientet e hotel ”Koloseu” një seminar në drejtim të formimit profesional të të rinjve. Ky seminar ishte në vazhdën e veprimtarive dhe aktiviteteve që ka ndërmarrë GTZ-ja në zonën veriore të vendit tonë. Gjatë diskutimeve, doli në pah se, një ndër problemet më të vështira që po has biznesi në rajonin verior, është përgatitja e aktiviteteve të tjera, si dhe aftësimi profesional i të rinjve, që janë një kontigjent i fuqishëm pune. Objektivi kryesor i projektit të prezantuar dje nga GTZ-ja, synonte ardhjen në ndihmë të biznesit, duke shfrytëzuar të gjitha ofertat e mundshme për formimin profesional, si dhe ofrimi i moduleve të reja të trajnimit, që për biznesin janë mjaft të rëndësishme, por që aktualisht, po mungojnë në zonën veriore të Shqipërisë. Është për t’u theksuar se gjatë dy viteve të fundit GTZ-ja,ka ndërmarrë disa projekte në zonën veri dhe veri-lindore të vendit, ku ka pasur si synim zhvillimin e biznesit në përgjithësi, por veçanarisht të atij të turizmit, ku parësore mbetet zona e plazhit të Velipojës, ku parashikohet të ketë një zhvillim të madh të turizmit, duke filluar që nga ky vit dhe në vitet në vazhdim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›