Dragana Çiveçi:Unë e dashura e Xhevdet Mustafës
“Me pamjen e engjëllit në takimet e para me femrat, bëhej djalli vet sa të shtinte në dorë. Pastaj të përdorte për skllave dhe mburojë për të fshehur prapësitë”
AFRIM IMAJ
Me këto pak fjalë e përmbledh karakterin e Xhevdet Mustafës, kreut të bandës që zbarkoi në vjeshtën e ‘82 në Shqipëri njëra nga ish të dashurat e tij. Malazezja Dragana Çeviçi me shumë vështirësi, pranon më në fund të zbulojë për herë të parë lidhjet me të. Kujtimet për njeriun që i vodhi zemrën dikur, siç thotë kur bie fjala për të, i trazojnë ndjenjat dhe e bëjnë të ndjehet keq sa përmend emrin e tij. Nga mënyra si rrëfehet, kuptohet qartë dhimbja që i ka shkaktuar njohja me Xhevdet Mustafën, haraçin e së cilës e vuan edhe sot pas 30 vitesh. “Të lutem, mos, nuk dua t’i kthehem asaj historie!” Refreni të cilin Dragana Çeviçi e përdor si kod besnikërie, e humbet për një moment efektin e vet dhe ajo shkujdesur fillon të zbardhë një pjesë të anës mafioze të Xhevdet Mustafës. “Një bandit i tmerrshëm që jetonte me lekët e mafiozëve”. Më shumë se kaq, gruaja që ka mbetur peng i një dashurie të gënjeshtërt, nuk harron të sjellë në vëmendje të bisedës pjesën e errët të njeriut, që i është falur shpirtërisht në adoleshencën e saj. Në kujtesën e saj Xhevdet Mustafa ka mbetur një përbindësh, i lidhur pazgjidhshmërisht me klanet e mafies në SHBA dhe me grupe kriminale të rrezikshme. Duke i lënë peng rininë dhe jetën atij, Dragana Çeviçi, tashmë një grua rreth të 50-ve ka tridhjetë vjet që lufton me veten për ta harruar gjithçka nga përjetimet e lidhjeve mashtruese me Xhevdet Mustafën. Po sidoqoftë vegimi i tyre e ndjek pas, duke e mbajtur të mbyllur në vetminë e saj, brenda mureve të ftohta të një apartamenti të vogël ku jeton e braktisur, diku përskaj Miçiganit, ndanë udhës që të nxjerr nga qyteti...
Keni qenë për shumë vite një nga mikeshat e afërta të Xhevdet Mustafës dhe vazhdoni ta mbani të fshehtë...
Kam qenë e re gati adoleshente kur Xhevdet Mustafa më “vodhi” zemrën siç themi ne sllavët për dashurinë. E re, fare e re mbeta viktimë e një njeriu që pas ndjenjave të brishta të dashurisë, paskej fshehur anën mizore të karakterit të tij. Ishte kjo një dashuri spontane, nga ato që në gjuhën e sotme i thonë dashuri me vështrimin e parë. Të kishte qenë e sinqertë, të kishte qenë rezonancë zemrash e ndjenjash, nuk kishte pse ta mbaja të fshehtë, pavarësisht jetëgjatësisë së saj. Po nuk ishte kurrë e tillë. Ca më tepër që unë në thelb nuk mbeta mikeshë e tij, por një maskë mbrojtëse për mjaft nga veprimet që bënte në një lloj ilegaliteti. Shkurt, unë nuk u dashurova, por u viktimizova nga Xhevdeti që në të vërtetë ishte një përbindësh. Një përbindësh i gatuar veç për keq. Pikërisht për këto arsye kam dashur ta fsheh këtë histori që më ka kushtuar shtrenjtë në jetën time...
A e mbani mend mënyrën si u bëri për vete Xhevdet Mustafa?
Thashë që këtu e kaq vite të shkuara bëj luftë me veten që ta harroj. Ta fshij nga kujtesa këtë zhgënjim që më ka bërë të flas me vete. Mbaj mend që ai u shfaq papritur në një takim spontan me një mikun tonë të përbashkët dhe krejt spontanisht më shfaqi dashurinë. Dukej i përgjëruar për ndjenjat që demonstronte dhe gjithkund bënte kavalierin që derdhte me mijëra e miliona për zbavitje e hobe çlodhëse. Kjo mënyrë sjellje, shto këtu pamjen interesante, më bënë mua, një adoleshente e dalldisur në atë kohë, t’i përkushtohem shpirtërisht pa dyshuar se ai që dashuroja bënte hipokritin me ndjenjat e mia. Kështu pra, rashë brenda si thoni ju shqiptarët dhe...
Ju thoni se harxhonte shumë, ju tregonte ku i fitonte lekët e shumta?
Qysh në njohjen e parë më tha se merrej me biznes, madje mu shpreh se ai i shkonte për mrekulli. Një biznes makinash më tha në fillim, pastaj më foli për një servis të automjeteve të shtrenjta. Kam me qindra të punësuar, më thoshte shpesh dhe një administratë të madhe në qendër të Nju Jorkut. Nga mënyra si fliste dhe portofoli i majmë që mbante me vete të mbushte mendjen se kishe të bëje me një njeri biznesi...
Po në fakt me se merrej, si i siguronte të hollat e shumta?
Xhevdeti bënte bodygard-in e mafiozëve, e njerëzve që kërkoheshin nga FBI-ja dhe drejtësia amerikane. Më shumë se sigurinë fizike, ai u garantonte këtyre mostrave kushte normale në mënyrë që askush mund të merrej me ta. Mjaft herë bëhej edhe ortaku i tyre për gjëra nga më të tmerrshmet. Kuptohet këtë anë të errët të karakterit të tij ai nuk kishte si ta shfaqte para meje. Po ndërkaq, nuk kishte edhe si ta fshihte përgjithmonë. Vërtetë që në fillim unë munda t’i kapërdija mashtrimet e tij, po më vonë pak nga pak arrita të zbuloj shumë gjëra nga prapësitë e tij...
U tha se ishte shqiptar...
Miku që na njohu ishte me origjinë hebraike dhe Xhevdeti kishte dëshirë të shfaqej si një patriot i tij. Më vonë e mora vesh që ishte me origjinë nga Shqipëria...
Në cilat rrethana u njohët me origjinën e tij?
Ka qenë një situatë që nuk dua ta kujtoj. Një ballafaqim i rastit me një të dashurën e tij nga Shqipëria. Hasie e quanin dhe me sa mbaj mend ishte nga një zonë e veriut të vendit. Një emigrante që ishte gjendur aty në një mënyrë të çuditshme. Xhevdeti që nuk e deshi veten kur unë u përballa me këtë histori më tha se, kishte mbetur peng tek ajo vetëm në sajë të një shërbimi që i kishte bërë familjes së saj, të cilën e kishte sjellë në mënyrë klandestine nga Shqipëria në SH.B.A. Kështu tha ai po në fakt, e vërteta kush e mori vesh cila ishte..
Pra, Xhevdeti kishte të dashura të tjera...
Ai kishte disa të tilla. Më saktë ishte një donzhuan i vërtetë. Disa prej tyre kam arritur t’i njoh vetëm tani, që ai nuk jeton më. Sa ishte gjallë nuk guxonte njeri të fliste për këtë anë të mistershme të jetës së tij. Jo vetëm që kishte disa, por të gjitha i mbante peng, në rolin e skllaves në sajë të një tundimi çnjerëzor. Ai engjëllori i shfaqur në njohjen e parë, bëhej mandej një barbar i vërtetë.
Po familjen ia njihnin të dashurat?
Ai asnjëherë nuk fliste për familjen. Vetë mënyra e jetës që bënte të linte të kuptoje se nuk kishte familje.
Pra, ju thoni se bënte një jetë të shthurur...
Nuk di si ta shpreh me saktë, po e vërteta është se Xhevdeti ishte një natyrë e shthurur. Sa gjendej në një vend, veç kur zhdukej pa adresë. Në të gjitha rastet më mashtronte për udhëtimet e tij. Këtë e kisha vënë re, që e bënte edhe me shokët e të njohurit e tjerë. Një herë thoshte do shkoj për biznes, një herë tjetër shprehej se duhej t’i gjendej në ndihmë një mikut të tij që ishte në rrezik...
Miqtë e tij, çfarë ju kujtohet nga sjellja e tyre?
Ai nuk kishte një numër të kufizuar miqsh. Çdo ditë e shikoje me njerëz të ndryshëm. Djallëzorë e të frikshëm, kjo ishte përshtypja e parë që të krijonin kur takoheshe me ta. Disa syresh ishin nga territori i Jugosllavisë. Me ta bënte shpesh gjëra të pista.
Fuste dhe nxirrte nga SHBA njerëz të dyshuar, kriminelë e kontrabandistë. Në sajë të pagesave që merrte Xhevdeti u përgjigjej me një lloj korrektësie të çuditshme...
Ka qenë trafikant pra...
Më shumë se kaq. Ai bëhej mburoja e trafikantëve, mjeshtri që i rripte për mos t’u ndëshkuar nga ligjet amerikane. Në një farë kuptimi, Xhevdeti bënte avokatin e çudirave. Binte në burg një trafikant, dikush e thërriste me urgjencë. I kërkonin ndihmë. Dhe ai nuk kursehej. Kërkonte një shumë marramendëse për ta vënë garanci për organet e drejtësisë dhe një shumë tjetër po marramendëse për shërbimin që u ofronte. Mjaftonte kjo llogari, diku në këmbë apo në ndonjë lokal mafiozësh dhe ndodhte mrekullia. I ndaluari dilte menjëherë. Linte kështu prangat banditi, krimineli, ai që kishte vrarë, rrëmbyesi i fëmijëve. Me këtë lloj procedure Xhevdeti doli vetë një herë nga burgu. Vuri garanci një milion dollarë dhe kapërceu pa kurrfarë hezitimi portën burgut...
Ka qenë ky një veprim që Xhevdeti e kryente vetëm në SHBA apo edhe në vende të tjera?
Kur i doli boja në Amerikë filloi ta ushtrojë këtë lloj profesioni edhe në Evropë. Ai kishte lidhje me kapot e mafiozëve të Evropës.
Xhevdet Mustafa me sa dimë e ka pasur të ndaluar me ligj të dilte nga SHBA. Si mund të vepronte në Evropë?
Është e vërtetë që Xhevdeti pasi doli nga burgu e kishte të ndaluar me ligj të largohej nga SHBA, po ku pyeste ai për këtë ndëshkim. Kishte falsifikuar të gjithë dokumentacionin dhe shëtiste lirshëm sa në Evropë, në Lindjen e Mesme e madje edhe në Shqipëri.
E mbani mend pasaportën që përdorte për të kapërcyer kufirin e SHBA-së?
Ai herë pas here përdorte pasaporta të ndryshme. I blinte ato shtrenjtë në tregun e zi. Kishte raste që ua merrte miqve të tij trafikantë. Më kujtohet pasaporta që mori për të bërë rrugëtimin e fundit në Evropë. Njeriu të cilit ia bleu ishte një patrioti im nga Ulqini i Malit të Zi. E quanin Kabil Muratoviçi. Ai pati bërë disa herë burg për afera të pista, po gjithsesi në asnjë rast nuk ishte ndëshkuar për t’u ndaluar që të dilte jashtë nga SHBA-ja. Xhevdetin e lidhin me të shumë gjëra të përbashkëta si dy mafiozë të regjur. Kështu që në një moment që Kabilit i nevojiteshin leke, Xhevdeti i kërkoi t’i blinte pasaportën. Dhe ashtu u bë. Me sa di unë me atë pasaportë është futur edhe në Shqipëri.
vijon nesër...
Fatimja, e shoqja nga State Island: Xhevdeti, një histori e mbyllur
Fatimja, gruaja e Xhevdet Mustafës, e ka mbyllur një herë e mirë
kontaktin me ish-kolegët e të shoqit. Ajo që ndodhi me Xhevdetin gjatë zbarkimit në Shqipëri në vjeshtën e vitit ‘82, e ka bërë të heshtur e të mbledhur në vetvete. Pse jo edhe të frikësuar, sidomos për jetën e dy djemve që i do shumë. Njerëzit me të cilët kërkon mos të ketë asnjë lloj komunikimi janë gazetarët.
Këtë histori të njohur nga miqtë e Xhevdetit në SHBA, e përjetuam edhe vetë gjatë një prove në telefonin e saj në State Island. “Gazetarë? Asgjë nga ne! Xhevdeti, një histori e mbyllur...” Vetëm këto pak fjalë dhe një mbyllje e revoltuar e receptorit të telefonit. Fatme Mustafa ka vite që jeton e vetmuar bashkë me dy djemtë në State Island dhe këmbëngul që të rrijë sa më larg kujtimeve nga Shqipëria dhe shqiptarët. Për të ka mbaruar gjithçka që e lidh me ta. Gjithsesi ajo që ka ndodhur me burrin e saj ka mbetur një vegim i së kaluarës, të cilit ajo nuk dëshiron t’i rikthehet. Nga familjarët dhe të afërmit e njeriut që kryesoi bandën e bujshme në vitin ‘82 në Shqipëri, vetëm Samiu, i vëllai i Xhevdetit, prej kohësh është duke mbledhur kujtimet e miqve të tij në SHBA. Interesimit të gazetës “Panorama” ai ju përgjigj se është duke përgatitur një libër me ato që ka grumbulluar nga jeta e të vëllait.
“Xhevdeti nuk blinte armë në treg, por i porosiste në punishte ilegale”
“Xhevdeti ishte sallaks, siç thonë bashkëkombësit e tij. Si kur shkruante, ashtu edhe kur qëllonte me armë përdorte dorën e majtë”. Dragana Çeviçi, ish e dashura e kapobandës, shprehet se pikërisht për këtë ai nuk i blinte armët në treg, por i porosiste në punishte ilegale. Vetëm në këtë mënyrë, sipas saj, mund të përshtatej pozicioni i shulit dhe i nxjerrjes së gëzhojës, që në rastin e armëve të zakonshme janë në krahun e djathtë të armës. Po nuk ishte vetëm kjo arsyeja që Xhevdet Mustafa përdorte armë të prodhimit artizan. Dragana Çeviçi thotë se, fshehja e krimeve të kryera me to, ishte qëllimi kryesor pse ai i porosiste e nuk i blinte në treg. Armët jashtë serie kapobanda i përdorte vetëm një herë, ose më saktë vetëm për një mision dhe pastaj i hidhte. Ish e dashura e tij me origjinë nga Mali i Zi kujton se ai herë pas here porosiste armë të ndryshme dhe përkujdesej që të gjitha të ishin funksionale dhe mos të prodhonin zhurmë. Ajo nuk e di me çfarë arme i dashuri i saj ka zbarkuar në Shqipëri në vjeshtën e vitit ‘82, por mban mend se para nisjes Xhevdeti kishte porositur një automatik të shkurtër te një i njohuri i saj nga Ulqini. Tek ai përmbledh Dragana, shpeshherë merrte edhe pasaportën false kur udhëtonte jashtë SHBA-së.
Asije Noga, dashnorja fatkeqe
“E kam parë me sytë e mi si e ka rrahur barbarisht deri sa mbeti pa ndjenja. Pastaj e la në rrugë dhe hipi në makinë, duke u larguar me shpejtësi” Dragana Çeviçi kujton fatin e keq që ka pësuar njëra nga të dashurat e tjera të Xhevdetit me emrin Asije Noga. Gjithçka ka ndodhur në një moment kur ajo po dilte nga moteli me Xhevdetin. Asija e gjorë, kujton malazezja Çeviçi, e përjetonte si një tradhti miqësinë time me kapobandën dhe kur provoi t’i kërkonte llogari e pagoi shtrenjtë. Për vajzën që dikur i ka falur zemrën njeriut që zbarkoi në vitin ‘82 në Shqipëri, kjo ishte një nga ngjarjet më të zakonshme të të dashurit të saj. Gjithsesi, rasti i Asijes për të ka qenë një nga më të rëndët.
Ajo pas kësaj, vijon Dragana, përfundoi në spital dhe pati një fund tragjik.
Netil Muratoviç, miku nga Mali i Zi
“Ka qenë një patrioti im nga Mali i Zi, që e shoqëronte shpesh Xhevdet Mustafën. Me të rregullonte dokumentet kur delte nga Amerika”. Teksa kujton miqësinë e të dashurit të saj me Netil Muratoviçin, Dragana Çeviçi thotë se, Xhevdeti dikur i ka bërë një nder të madh atij. “Nuk e di çfarë mekanizmi përdori, shprehet ajo, por vetëm për një muaj mundi t’i nxjerrë Muratoviçit nga burgu nipin, të cilin ja kishin arrestuar për drogë”. Më tej Çiviçi shton se, Xhevdeti e Muratoviçi kishin udhëtuar bashkë jashtë Amerikës. Ajo ka dëgjuar atëherë se ata të dy kanë shkelur ilegalisht disa herë në Mal të Zi, ku kishin pjesën tjetër të miqve të tyre. Madje, siç i kanë thënë, me pehlivanllëqet e tyre kanë mundur të sjellin me dokumente false disa malazezë në SHBA. Kuptohet sipas një shpërblimi joshës, përmbyll Çeviçi.
neser do te lexoni
Dëshmitë e malazezit Netil Muratoviç, miku i hershëm i Xhevdet Mustafës për motivin e vërtetë të bandës së vjeshtës së ’82.
“Xhevdeti do të zbarkonte për t’u hakmarrë për keqtrajtimin e familjarëve nga “djajt e kuq” të komunizmit shqiptar”.
Aventura për të “hequr qafe” Enver Hoxhën dhe kryetarin e sigurimsave të Durrësit.
Xhevdet Mustafa dhe “Kaviet” e policisë sekrete të Tiranës, që u bënë “mish për top” nga Enveri për të realizuar synimet djallëzore të saj.