E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjyqtarët, pagesë më e lartë

Komiteti Ekzekutiv ka miratuar dje propozimin për rritjen e shpërblimeve të gjyqtarëve, por nuk ka përcaktuar ende kuotat e reja. 

Gjithashtu u vendos që asistentët e gjyqtarëve të mos përcaktohen më me short, por nga Sektori i Garave. Dhjetë gjyqtarët që do të arrijnë rezultatet më të mira gjatë testimeve të ardhshme do të quhen “gjyqtarë elite” dhe pagesa për ta do të jetë më e lartë sesa për të tjerët. Organi më i lartë vendimmarrës në FSHF u ka lënë një tjetër afat kohor klubeve me probleme, që të përmirësojnë terrenet e tyre sportive, me qëllim që të mos kenë pengesa për regjistrimin në sezonin e ardhshëm. Veç Çlirimit, Përparimit e Plugut, që rrezikojnë të mos i zhvillojnë ndeshjet e sezonit të ardhshëm në fushën e tyre, bie në sy një klub i njohur si Bylis, që ka probleme të theksuara me infrastrukturën dhe rrezikon për ndeshjet e sezonit të ardhshëm.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›