Helmimi nga ushqimet, 50 fëmijë emigrantësh në spital
Fëmijët e emigrantëve që kanë ardhur për të kaluar pushimet në atdhe, kanë mbushur spitalin e Beratit.
BERAT/ DILAVER XHELILI
Mjekët japin alarmin se ka dyndje të madhe së të sëmurëve, aq sa ata janë detyruar të anulojnë edhe pushimet e tyre. Mbi 50 fëmijë janë shtruar këto ditë në spital. Ndërkohë që dhjetëra të tjerë kanë kryer vizita dhe më pas marrin medikamentet e nevojshme mjekësore në shtëpitë e tyre. Sipas mjekëve, ende nuk ka dalë rezultati i analizave për shkakun e kësaj dyndjeje, por dyshohet se shkak janë bërë ushqimet e cilësisë së dobët, që tregtohen nëpër dyqane. Mjekët pohuan se më shumë se gjysma e fëmijëve të shtruar në spital, jetojnë në Itali, Greqi dhe shtetet të tjera të botës. Duket se organizmi i këtyre fëmijëve, jetesa e të cilëve ka standarde të tjera nga ato të fëmijëve që rriten në Shqipëri, e ka të vështirë të pranojë asortimentet, të cilat tregtohen këtu.
ALARMI
Për pak ditë, spitali i Beratit është tejmbushur me fëmijë. Prindërit e tyre i kanë çuar në urgjencë, pasi ata kanë pasur simptoma të tilla si: diarre e të vjella të shoqëruara me temperaturë të lartë. Kjo situatë ka çorientuar bluzat e bardha, shumica e të cilëve ishin bërë gati për të marrë pushimet 15-ditore. Por përballë kësaj situate të papritur, ata janë detyruar të "braktisin" pushimet dhe t'u gjenden pacientëve që janë nga moshat 1-14 vjeç. Situatën e rëndë e bëjnë të ditur mjekët e Beratit, të cilët pohuan se fëmijët kishin shkuar në gjendje të rëndë. Sipas tyre, një numër i konsiderueshëm po trajtohen nëpër shtëpitë e tyre. Prindërit e tyre, kur kanë parë mbingarkesën dhe amullinë e krijuar në spital, kanë preferuar të marrin vetëm ndihmën e parë në spitalin e Beratit, dhe më pas t'i trajtojnë të sëmurët nëpër shtëpitë e tyre.
USHQIMET
Të mësuar me ushqime dhe standarde të tjera jetese, duket se fëmijët e ardhur që përtej detit, apo nga shtete të tjera të Evropës, nuk i përballojnë dot ushqimet këtu. Mjaft nga këto asortimente, jo pak herë nxirren jashtë konsumimit nga drejtoria e ushqimit dhe specialistë të higjienës, sa herë që ata kryejnë kontrolle nëpër pikat e shitjes. Shumë produkte që konsumojnë fëmijët, si patatina, biskota, çokollata etj., rezultojnë me datë skadence të tejkaluar. Sapo ato konsumohen nga fëmijët e ardhur nga jashtë shtetit, ata menjëherë sëmuren me shenja të dukshme të helmatisjes, duke përfunduar rëndë në spital. "Atje ku ne jetojmë, çdo produkt që konsumojnë fëmijët, por edhe të rriturit janë të kontrolluar. Nuk bëhet fjalë që të mbërrijnë gjer tek data e skadencës dhe të tregtohen të skaduara", tha një emigrant që kishte të shtruar fëmijën 8 vjeç në spital. Fëmija e tij ka lindur në Itali. Emigranti ankohet se sa herë që vjen në Shqipëri, fëmijët i sëmurën, i helmatisen nga ushqimet e skaduara.
MJEKET
Mjeku specialist në spitalin e Beratit, Vladimir Kumaraku tha se, gjatë kësaj jave janë përballur me një dyndje të madhe së të sëmurëve, të cilët janë fëmijë të moshave të ndryshme. Ai tha se fëmijët janë paraqitur me bark e të vjella të shoqëruara me temperaturë të larta. Mjeku tha se, janë 50 të shtruar në spital, ndërsa shumë të tjerë po kurohen nëpër shtëpitë e tyre, duke marrë kurimet e mjekëve. Ndërsa drejtori i spitalit, Neritan Vito tha se janë marrë të gjitha masat për të përballuar një fluks të mundshëm. "Duke filluar tek unë, por edhe mjekët e tjerë, kanë anuluar të gjitha lejet e zakonshme dhe janë përqendruar tek të sëmurët", u shpreh mjeku.
Prindërit: Sëmuren sa herë vijmë
Prindërit e fëmijëve të sëmurë ankohen, se sa herë vijnë në Shqipëri do të përfundojnë spitaleve. Organizmi i fëmijëve të tyre nuk i përballon dot ushqimet, që konsumojnë pjesa tjetër që janë rritur në Shqipëri. Në fakt, mjaft produkte të konsumit të përditshëm janë bllokuar herë pas here nga drejtoria e ushqimeve, sa herë që specialistët e saj kanë kryer kontrolle nëpër pikat e shitjes me pakicë apo me shumicë. Ato rezultojnë t'u ketë kaluar afati i skadencës. Por megjithëkëtë, tregtarët vijojnë t'i shesin, për sa kohë që ende nuk janë marrë masa të rrepta që të bllokohen të gjitha asortimentet, të cilat rrezikojnë shëndetin dhe jetën e konsumatorit.