Sezoni, agjencitë abuzojnë me çmimet, sivjet 100 euro më shumë
VLORE - Në portin e Vlorës ka pasur dyndje të emigrantëve, që kthehen për të kaluar pushimet në Shqipëri.
Vetëm në orët e paradites së djeshme, me tre tragetet e linjës Brindisi-Vlorë kanë ardhur rreth 2000 emigrantë dhe 450 automjete. Për autoritetet portale, ky cilësohet si një fluks i konsiderueshëm për portin e Vlorës. Sipas tyre, janë marrë të gjitha masat e nevojshme për përballimin e këtij fluksi, duke mos krijuar konfuzion edhe radhë në pikat e kontrollit. Emigrantët shprehen me nota pozitive përsa i përket shërbimit në port. Por nga ana tjetër, ata janë të pakënaqur për kushtet e udhëtimit, si dhe për çmimet e biletave. "Kushtet në këto tragete nuk janë aspak të mira. Nuk ka banja, mungon shërbimi dhe janë tepër të ndotura", pohojnë disa nga emigrantët e sapokthyer. Ata gjithashtu konfirmojnë se, çmimet janë rritur së tepërmi krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas tyre, kushtet e trageteve si edhe shërbimi që të ofrohet në to nuk e justifikon absolutisht çmimin e biletës, i cili është rreth 100 euro më shumë se një vit më parë. Një emigrant nga Fieri, me banim në Itali u shpreh se, më shumë vonesa kishte pasur në portin e Brindisit se sa në portin e Vlorës, por se çmimi i biletës nga 450 euro, që e ka blerë një vit më parë këtë vit i ka kushtuar 540 euro. Gjatë ditëve të fundit, duke parashikuar fluksin e sezonit, nga ana e autoriteteve portale, nga policia e portit dhe nga dogana po punohet për të mos krijuar asnjë pengesë apo vonesë për asnjë emigrant, apo turist të huaj. Mësohet se në kohën kur fluksi të ketë arritur në maksimum në kthimin e emigrantëve në vendet ku jetojnë dhe punojnë, do të vihen në shërbim dy porta, një portë do të shërbejë për hyrje dhe një tjetër do të shërbejë për dalje. q.b.