Maqedoni, 6 klandestinë afganë zbulohen duke hyrë në Shqipëri
QAFE-THANE - Një grup prej gjashtë klandestinësh afganë janë zbuluar mbrëmjen e të dielës në tentativë për të kaluar kufirin mes Maqedonisë dhe Shqipërisë në afërsi të Qafë-Thanës.
Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Brendshme e Maqedonisë, e cila njoftoi se në afërsi të vendkalimit kufitar të Qafë-Thanës, autoritetet e policisë zbuluan të dielën në mbrëmje gjashtë klandestinë afganë të fshehur mes ngarkesës së një mauneje turke e cila udhëtonte drejt Shqipërisë. Policia maqedonase lajmëroi se menjëherë pas zbulimit të klandestinëve, është marrë masë paraburgimi ndaj shoferit të maunes që transportonte emigrantët e paligjshëm. Policia bëri të ditur se, mjeti transportues "DAF" me targa turke, kishte hyrë në Maqedoni nga Selaniku, ndërsa si destinacion transitor kishte Maqedoninë dhe Shqipërinë, për të kaluar më pas në Itali. Klandestinët afganë të moshave prej 18 deri në 23 vjeç po tentonin të kalonin nëpërmjet rrugëve ilegale në Itali për të punuar. Ata pas ndalimit nga policia maqedonase janë dërguar në Qendrën për Azil në Shkup për procedura të mëtejshme për largim nga shteti.