E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dragoti në Durrës për “të kërkuar” ndjesë

 

Regjisori me famë botërore Sten Dragoti, ka bërë një vizitë në Durrës, qytet në të cilin ka pasur një program të ngjeshur takimesh. Në një takim të ngrohtë e miqësor kryetari i bashkisë Vangjush Dako, i ka shprehur kënaqësinë regjisorit të njohur për ardhjen e tij, si dhe gatishmërinë e Bashkisë për një bashkëpunim të ngushtë lidhur me festivalin e ardhshëm ndërkombëtar të filmit. Regjisori i Hollivudit Sten Dragoti, ishte zgjedhur president i jurisë së festivalit ndërkombëtar të filmit, që u zhvillua në Durrës një muaj më parë, por për arsye shëndetësore nuk mundi të merrte pjesë. Dragoti u shpreh se pavarësisht se “nuk erdhi në Durrës e kishte ndjekur me shumë vëmendje festivalin”. Në këtë takim kryebashkiaku e njohu regjisorin e njohur edhe me vlerat e qytetit të Durrësit dhe i dhuroi regjisorit simbolet e tij, duke vijuar me shëtitje në ambientet kulturore, muzeun arkeologjik etj.                               o.u

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›