Një kampione sporti, personazh në teatër
Jeta e një ish-kampione të sportit të qitjes, e paralizuar pas një aksidenti, ishte në qendër të monodramës së trupës rumune, “Dashuria ju sjell plumbin e fundit”, e interpretuar nga Luminita Borta, njëkohësisht regjisore, e cila u shfaq të martën, në ditën e katërt të edicionit të 11-të të festivalit ndërkombëtar teatror “Skampa 2008”, në Elbasan. Monodrama me autor Doru Motoç tregon jetën e Emës, një ish-sportiste, e cila si pasojë e një aksidenti të ndodhur katër vite më parë, është invalide dhe e varur përgjithmonë nga karrigia me rrota. Gjithçka rrotullohet brenda një shtëpie komode. Në të gjitha lëvizjet, Ema ndihmohet nga telekomanda, të cilën e mban gjithmonë në duar së bashku me një pistoletë, në shenjë të kujtimit si një qitëse e mirë. E vetme në skenë, Ema komunikon gjithnjë në telefon me Edin të dashurin e saj, i cili ndodhet larg saj për arsye pune, por ditën që kreu krimin, Eva mëson se i dashuri do të kthehet pranë saj. Këtu përfundon dhe shfaqja që zgjati gati një orë dhe që mbajti në ankth të gjithë spektatorët.