Drama e Pengut të luftës
“Në Zvornik kam lënë zemrën time”, është drama që hap sezonin e shfaqjeve të Teatrit të Metropolit. Një bashkëpunim shqiptaro-italian, mbështetur mbi një vepër të autorit boshnjak Abdulah Sidran. Një vepër mbi luftën dhe moskuptimin, e cila do të interpretohet në gjuhën italiane nga aktorë shqiptarë e italianë. Mes tyre mund të përmendim aktorët Ema Andra, Marco Marelli, Alert Celoaliaj, Adriano Evangelisti, Nela Lucic, Gentian Azizi, Lulzim Zeqia, etj. Nën regjinë e Frederica Restanit. Drama do të shfaqet në Akademinë e Arteve në 1, 2 dhe 3 tetor.