E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrëshqitja e tokës, 30 shtëpi gati në të shembur



KORçE - Rrëshqitjet e tokës në zonat malore të qarkut të Korçës rrezikojnë shembjen e banesave. Gjendja paraqitet më problematike në disa fshatra të Pogradecit. Shtabi i emergjencave në Prefekturën e Korçës ka marrë masa paraprake për strehimin e familjeve në rast të shembjes së banesave. Prefekti Andrea Mano deklaroi se janë përgatitur çadra që do të shpërndahen për çdo rast të strehimit urgjent të banorëve që mund t'iu shemben shtëpitë. Sipas tij ka filluar edhe largimi i banorëve nga zonat me rrezikshmëri më të lartë të shkarjes së tokës, duke përmendur këtu fshatin Laktesh të komunës së Mokrës. Masat janë marrë për të paktën 30 familje. Ndërkohë edhe banorët komunës Moglicë janë të izoluar për shkak të dëmtimit të urës që lidh atë me qytetin. Prefekti Mano bëri të ditur se do të kërkohen fonde nga qeveria për ndërtimin një ure të re. g.a

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›