LEGALIZIMI Hipoteka ndryshon pagesat dhe procedurat
Autori i Lajmit: Redaksia
Ndryshon mënyra e pagesës në Hipotekë. Zëdhënësi i Zyrës Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme ka dhënë dje detaje mbi ndryshimet në arkëtimet mbi 1000 lekë në Zyrat Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (ZVRPP). Tani e tutje do të veprohet vetëm nëpërmjet sistemit bankar.
Sipas zëdhënësit, prej disa ditësh, Zyrat Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (ZVRPP), kanë filluar të operojnë vetëm nëpërmjet sistemit bankar për arkëtimet e vlerave të shërbimeve mbi 1000 lekë që ofron. Kjo mënyrë e re e shërbimit të ofruar nga ZVRPP-të, mundësohet në zbatim të ligjeve që regullojnë buxhetin dhe aktivitetin e Ministrisë së Financave. Me sa duket, ka qenë një urdhër i ministrit të Financave që dikton këtë formë pagese.
Në zbatim të ligjit, ZVRPP-të kanë filluar të pajisin paraprakisht të gjithë individët/subjektet më “Faturë arkëtimi” për të gjitha të ardhurat jotatimore (të ardhurat nga shërbimet që ofron çdo ZVRPP, gjobat) dhe të ardhurat nga taksat lokale.
Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (ZQRPP), tërheq vëmendjen se individët/subjektet duhet të paraqiten në sportelet e bankave për të realizuar derdhjen/transfertën e mjeteve monetare në llogaritë e Thesarit, vetëm pasi të jenë pajisur nga ZVRPP-të me “Faturën e arkëtimit”.
Procedurat
Ndërkaq qytetarët që legalizojnë ndërtimet, pasi mbarojnë procedurat te ALUIZNI, kanë afat vetëm një muaj që të kryejnë veprimet në Hipotekë. Tejkalimi i afateve shoqërohet me gjoba. Këtyre procedurave iu nënshtrohen edhe ish-pronarët që përfitojnë pronat nga Agjencia e Kthimit të Pronave. Një vendim i Këshillit të Ministrave rregullon koordinimin dhe përcakton dokumentet që dorëzon ALUIZNI në ZVRPP. Pasi është bërë pagesa e faturës, ALUIZNI dorëzon në Hipotekë lejen e legalizimit të objektit, planimetrinë për çdo kat, volumet e kartelave, regjistrin e parcelave ndërtimore, hartën treguese të përditësuar. Ky është regjistrim fillestar dhe paguhen tarifa sipas tabelës që paraqitet në krah.
Pagesat për regjistrimin e pronës në ZVRPP
Regjistrimi fillestar
Regjistrimi fillestar i pasurisë me plan-rivelim nga zyra (zona urbane)
-tarifa: 6000 lekë
-Taksa e shërbimit 150 lekë
-Gjoba ditë/vonesë 600 lekë
-Afati maksimal i procedurës 30 ditë pune
Regjistrimi fillestar i pasurisë me plan-rivelim nga zyra( zyra urbane)
-Tarifa 30 000 lekë
-Taksa e shërbimit 300 lekë
-Gjoba ditë/vonesë 0 lekë
Regjistrimi fillestar i pasurisë me plan-rivelimi nga personi (zona urbane)
-Tarifa 3 000 lekë
-taksa e shërbimit 150 lekë
-gjoba ditë/vonesë 300 lekë
-Afati ligjor i paraqitjes pranë ZVRPP 30 ditë
-Afati maksimal i procedurës 30 ditë
Regjistrimi fillestar i pasurisë që i mungon dokumentacioni i plotë zyrtar
- Tarifa 200 lekë
- Taksa e shërbimit 300 lekë
Kalimi i pronësisë
Shitje toke bujqësore nga një person fizik ose juridik
- Tarifa 1500 lekë
- Taksa e shërbimit 300 lekë
- Gjoba ditë/vonesë 150 lekë
- Afati ligjor për paraqitje në ZVRPP 30 ditë
- Afati maksimal i procedurës 30 ditë pune
Shitje trualli dhe /ose ndërtesë nga person fizik dhe juridik

Dhurim për tokë bujqësore, trualli apo banesë

- A fati maksimal i procedurës 30 ditë pune
Heqje dorë nga pronësia tokë bujqësore
- Tarifa 200 lekë
- Taksa e shërbimit 100 lekë
- Gjoba ditë/vonesë 20 lekë

Heqje dorë nga trashëgimia
- Tarifa 200 lekë
- Taksa e shërbimit 300 lekë
-Gjoba ditë/vonesë 20 lekë

Këmbim trualli dhe/ose ndërtesë
- Tarifa e shërbimit 1500 lekë

Regjistrim vendimi gjykate për fitim pronësie

Regjistrim trashëgimie
- Tarifa e shërbimit 200 lekë

Regjistrim vendimi të Përmbarimit Gjyqësor

Ky lajm është publikuar: 03/03/2010