Drejt falimentimit 10 kompani “VIP”, rrezikohen të humbasin punën 5 mijë vetë
Kriza ekonomike dhe mungesa e kontratave, çon fasonët drejt mbylljes. Shumë biznese fasoni janë në vështirësi në Tiranë, Durrës dhe Shkodër
Ervin KOÇI
Kompanitë e prodhimit me fason janë futur kohët e fundit në një krizë të madhe e cila po i çon drejt rinimit, si pasojë e mungesës së porosive dhe kontratave me kompanitë e huaja. Burime nga Dhoma Kombëtare e Prodhuesve të Veshjeve, bëjnë të ditur për gazetën “Albania” se disa prej këtyre kompanive të cilat klasifikohen si biznese “VIP” janë para shpalljes së falimentimit. “Janë mbi 10 kompani fasoniste që do të deklarojnë falimentimin e tyre publikisht dhe do të mbyllin aktivitetin pasi nuk kanë më mundësi për të punuar dhe për të paguar punonjësit”,- kanë deklaruar burimet pranë Dhomës. Po sipas të njëjtave burime, kompanitë i kanë kërkuar qeverisë dhe bankave private që t’i ndihmojnë me anë të lehtësirave fiskale dhe kreditimit, por deri tani askush nuk u ka ardhur në ndihmë. “Mungesa e porosive dhe kontratave të lidhura, si dhe taksat e shumta i kanë detyruar drejtuesit e këtyre sipërmarrjeve që të mbyllin aktivitetin duke rrezikuar të nxjerrin në rrugë mbi 5 mijë punëtorë”,- theksuan burimet e mësipërme. Nisur nga kjo situatë, Dhoma Kombëtare e Prodhuesve të Veshjeve, ka përgatitur sot një takim me mediat për të diskutuar situatën kritike të krijuar në këtë sektor të ekonomisë së vendit i goditur rëndë nga kriza ekonomike botërore. Në këtë takim, anëtarët e Bordit Drejtues të Dhomës Kombëtare të Prodhuesve të Veshjeve dhe një numër i konsiderueshëm kompanish në vështirësi nga Tirana, Durrësi, Shkodra, etj., do të ofrojnë informacion për mediat e interesuara lidhur me: 1) Ndikimin e krizës globale ndërkombëtare në sektorin e prodhimeve me material porositësi. 2) Produktivitetin dhe gjendjen e kompanive shqiptare të fasonit. 3) Rreziku i prekjes nga kriza dhe mungesa e masave nga ana e Qeverisë për minimizimin e efekteve negative. 4) Propozimet konkrete të Dhomës Kombëtare të Prodhuesve të Veshjeve për Qeverinë Shqiptare për të eliminuar mbylljen graduale të kompanive shqiptare dhe pushimin nga puna të punonjësve të tyre.
Fenomeni
Subjektet e biznesit të madh në vend, përveç rënies së fuqisë blerëse, kanë edhe probleme me shtetin. I tillë është rimbursimi për taksa të ndryshme si TVSH-ja që Tatimet dhe Doganat duhet t’u bëjnë subjekteve, sidomos atyre të import-eksportit. Probleme ka edhe në kushtet kur Gjyqësori nuk arrin të urdhërojë shlyerjen e detyrimeve financiare të vetë administratës shtetërore (Tatime e Dogana), për shkelje të ndryshme që punonjësit e këtyre administratave kanë bërë ndaj subjekteve private. Sipas statistikave zyrtare të marra në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit, mësohet se “aktualisht janë 515 kompani shqiptare në likuidim e sipër (vetëm kompani që veprojnë në kushtet e kuadrit ligjor në fuqi)”. Por është mjaft e vështirë të mësohet realiteti për shumë kompani dhe subjekte që veprojnë në kushtet e një informaliteti të theksuar, ku shumica e tyre e ushtrojnë aktivitetin e biznesit "në të zezë".
Biznesi i vogël
Varfëria, papunësia, rënia e fuqisë blerëse, malli i dhënë veresie dhe faktorë të tjerë janë bërë shkak për falimentimin e një numri të madh subjektesh të biznesit të vogël në shumë qytete të vendit. Pasojat e krizës ekonomike në Shqipëri ka nisur t’i ndiejë i pari biznesi i vogël. Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, por dhe të Drejtorisë së Tatimeve në Tiranë, “vetëm në dy javët e para të vitit 2009 janë shqyrtuar 102 aplikime për kërkesë falimentimi, për të cilat do të nisin procedurat gjyqësore”. Sipas të njëjtave burime, janë disa qindra kompani biznesi, të cilat po shpallin likuidimin në Regjistrin Tregtar. 300 biznese të vogla janë mbyllur gjatë vitit 2008 në qytetin e Korçës, ku shkak është bërë rënia e fuqisë blerëse dhe pamundësia për të mbledhur paratë e mallrave të dhëna me listë. Shifra e bizneseve që kanë deklaruar mbylljen e aktivitetit konfirmohet nga Drejtoria e të Ardhurave në Bashkinë e Korçës, ku shkak kryesor mbetet kriza ekonomike.
BOX//////////////////////////
Ekspertët e ekonomisë: “Kriza ka prekur sektorin e bujqësisë”
Ekspertët e bujqësisë japin alarmin se kriza ekonomike globale e ka prekur tashmë këtë Kriza ekonomike globale prek sektorin e bujqësisë. Ekspertët japin alarmin për thellimin e deficitit tregtar për produktet bujqësore që ka arritur nivelin alarmant të 540 milionë eurove. Sipas tyre, raporti eksport import në bujqësi ka arritur në 1 me 11 . kjo do të thotë që për çdo produkt që ne eksportojmë, importojmë 11 të tjerë. Shqipëria për fat të keq vazhdon të thellojë në mënyrë shumë të ndjeshme bilancin e saj tregtar për importin e eksportin e ushqimeve. Viti 2008 u mbyll me një bilanc prej 540 milionë euro, pra u importuan rreth 600 milion euro dhe u eksportuan vetëm 60 milionë euro”,- ka thënë Ismail Beka, drejtor i fondacionit gjerman GTZ-ë që mbështet bujqësinë. Ekspertët konstatuan se, tregues i krizës është edhe rënia e ndjeshme e konsumit të produkteve bujqësore, e cila po vihet re kohët e fundit. Sipas tyre, konsumatorët po blejnë vetëm ushqimet më të domosdoshme dhe po konsumojnë më pak fruta apo produkte të tjera të konsideruara të dorës së dytë. “Konsumatorët përpiqen të blejnë më pak, ose të blejnë mallrat e domosdoshëm. Tendenca e rritjes së importit është në produktet e drithërave dhe të vajit, dhe ka një rënie të produkteve të frutave, ose të prodhimeve të tjera që quhen produkte luksi”- vazhdoni Beka. Ekspertët i bënë thirrje qeverisë që të marrë masa urgjente afatshkurtra për të mbështetur bujqësinë. Sipas tyre, duhet ndikuar në stimulimin e ciklit sezonal të prodhimit, si dhe të ndihmohen ato industri që blejnë lëndën e parë nga fermerët.
30 Prill 2009