E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Tirana Bank", tani me një drejtor të ri menaxhimi



"Tirana Bank" pjesë e “Piraeus Grup” do të ketë një Drejtor të ri Menaxhimi. Burimet zyrtare të bankës njoftuan dje se, Dimitris Santixis është emëruar nga "Piraeus Bank”
dhe Bordi Drejtues i “Tirana Bank” në pozicionin e ri të Drejtorit të Menaxhimit të bankës në fjalë. Z. Santixis sjell në “Tirana Bank” një karrierë të gjatë dhe mbresëlënëse në sektorin bankar dhe në sipërmarrje private, një përvojë të përfituar tek disa nga institucionet bankare dhe kompanitë private në Greqi dhe SHBA. Ndërmjet të tjerave z. Santixis, ka mbajtur disa pozicione shumë të rëndësishme si Zëvendës Guvernator dhe Zëvendëspresident i Bordit Drejtues tek “Banka Bujqësore e Greqisë”, Drejtor i Përgjithshëm dhe Anëtar i Bordit tek “Banka Komerciale Greke”, Drejtor i koorporatave tek “Egnatia Bank”, si dhe Drejtor i Investimeve Bankare tek “Xiosbank” në Greqi. Eksperienca e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për disa vjet, ku ka punuar në kompani ndërkombëtare si “Colgate”, “Palmolive Co” dhe “Bristol Meyers Squibb” e ka pasuruar më tej mënyrën e tij të mendimit dhe aftësinë për të punuar me kultura dhe ambiente të ndryshme. Z. Santixis, ka shërbyer gjithashtu si Anëtar i Bordit Drejtues në shumë organizata profesionale dhe gjithashtu ka ofruar dijet e tij nëpër konferenca të ndryshme e seminare të zhvilluara mbi tema të ndryshme bankare. Z. Santixis ka një diplomë universitare si inxhinier civil nga Universiteti Kombëtar Teknik i Athinës dhe një MBA në Financë dhe Biznes Ndërkombëtar, nga universiteti “New York” në SHBA. Ai gjithashtu ka përfituar bursa nga Fondacioni “Onassis”, “NATO” dhe “New York University”.

30 Prill 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›