Turizmi malor, investitorët gjermanë interes për zhvillimin e këtij sektori
GTZ do të ndihmojë me financime projektet e zhvillimit . Në vitin 2008 zonën e Thethit e vizituan mbi 5 mijë turistë
Ervin KOÇI
Investitorët gjermanë të sektorit të turizmit por dhe vet qeveria e Republikës së Gjermanisë e kanë konsideruar me tepër interes zhvillimin e turizmit në Shqipëri, e sidomos atij malor. Për këtë qëllim prej disa vitesh në vendin tonë qeveria gjermane me anë të projekteve të posaçme ndihmuese, por edhe duke sjellë investitorë të interesuar për sektorin e turizmit, kë bërë të mundur që në Shqipëri të rikthehet vëmendja për zhvillimin e turizmit malor. Sytë e investitorëve dhe projekteve gjermane duket se janë kthyer nga Alpet shqiptare, të cilat për nga tereni, klima dhe bukuria ngjasojnë me ato gjermane. Kjo ka bërë që në disa zona të thella malore të veriut të vendit, si në Theth, Bogë, Razmë dhe Vermosh, në nisin të ngrihen instalimet e para të stacioneve të turizmit alpin, ose e thënë më mirë shtëpitë e para të pushimit për të gjitha ata turistë që preferojnë klimën malore. Me ndihmesën dhe sponsorizimin e projekteve të para nga GTZ-ja, në zonat më të thella të Alpeve shqiptare nisi të lindte shpresa për zhvillimin e turizmit. Aty vetëm tre vjet më parë filluan të rregulloheshin shtëpitë e para dhe gradualisht në Theth u ringjall turizmi ku vetëm në vitin 2008 numëroheshin më shumë se 5 mijë turistë, 90 për qind e të cilëve ishin të huaj. Ky raport është krejt i kundërt me atë të turizmit të zakonshëm në Shqipëri, ku 90 për qind janë shqiptarë. Ndërkohë Thethi dhe turizmi i tij malor, ishte tema kryesore e GTZ-së në pavijonin e udhëtimeve të panairit të turizmit alternativ, që u mbajt në muajin mars në Mynih të Gjermanisë.
Interesi për Veriun e vendit
Duket disi e çuditshme kur mendon se përse u intereson të huajve e sidomos gjermanëve zhvillimi i turizmit në veri të Shqipërisë dhe veçanërisht në zonat e thella malore. Kjo, për më tepër kur mendon që deti është fare pranë kryeqytetit të vendit tonë dhe aeroportit të vetëm ndërkombëtar të Rinasit, prej nga vjen dhe pjesa më e madhe e turistëve të huaj. Por në fakt bukuritë dhe resurset turistike që fshehin Alpet shqiptare dhe Veriu i Shqipërisë, që në pamje të parë duket i ashpër dhe pot mister, janë dhe shkaku kryesor që ka tërhequr ata që kanë një shije të hollë për turizmin. Një tjetër organizatë gjermane përveç GTZ-së, e quajtur “Euronatur”, tërhoqi vëmendjen për bukuritë rreth liqenit të Shkodrës. Gabriel Schwaderer, drejtuesi i kësaj organizate, e njeh mirë gjithë zonën kufitare shqiptare. Vitin e kaluar organizata e tij arriti të shpallte zonë të mbrojtur Parkun natyror Shebenik-Jabllanicë. Reklama, që i bëri Schwaderer së bashku me kolegun e tij Martin Schneider Jacobi liqenit të Shkodrës, drejtohet kryesisht ndaj turistëve të dhënë pas natyrës. Janë rezervat e pelikanëve dalmatinë por dhe e shumë shpendëve të tjerë, si dhe një natyrë shumë spektakolare ajo që ka mahnitur studiuesit dhe turistët gjermanë në këtë zonë. Sipas specialistëve të këtij sektori, ky lloj turizmi do t'u premtonte një zhvillim të qëndrueshëm shumë fshatrave në Shqipëri.
Të ardhurat nga turizmi
Turizmi vazhdon të mbetet një nga sektorët më të rëndësishëm për ekonominë shqiptare, prej të cilit rigjenerohen të ardhura të konsiderueshme. Sipas burimeve nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, gjatë 3-mujorit të parë të vitit 2008, janë shënuar zhvillime pozitive në tregtinë e shërbimeve, ku të ardhurat nga turizmi janë rritur me rreth 7 për qind kundrejt të njëjtës periudhe një vit më parë. Sipas të dhënave nga ky dikaster, gjatë vitit 2008 turizmi zuri 11 për qind të Prodhimit të Përgjithshëm Bruto, ndërkohë që numri i të punësuarve në këtë sektor shënon rreth 138 mijë vetë.
30 Prill 2009