E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banda e Durrësit, avokatët shtyjnë seancën e 62

13/03/2009  TIRANË – Avokatët mbrojtës janë bërë përsëri dje pengesë për zhvillimin e seancës gjyqësore në ngarkim të 17 të pandehurve akuzuar për disa krime të kryera në qytetin e Durrësit. Fatmir Braka është avokati që ka shkaktuar debatet e radhës në këtë proces. Nga ana e organit të prokurorisë u kërkua pezullimi i afeteve të paraburgimit për të gjithë të pandehurit, por gjithsesi një fakt i till nuk e ka kënaqur gjykatën që ka kërkuar vëmendje nga ana e mbrojtjes. Gjykata cilësoi dje në senca gjyqësore se është hera e 62-të që procesit shtyhet për faj të avokatëve mbrojtës. Por pala mbrojtëse nga ana e saj deklaroi se avokati ka patur arsye për mungesën e tij në sall. Disa herë avokatët janë shprehur se duan të ndajnë procesin duke e konsideruar të pamundur zhvillimin e tij me pranin e 17 mbrojtësve. Por kërkesa e avokatëve në procesin e bandës së Durrësit nuk është pranuar.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›