Përplasen për tokën, përplaset me makinë pronari
17/04/2009 I dëmtuari: Duan të më shkatërrojnë hotelin dhe të më zaptojnë truallin
Ankesa për ndërhyrjen e policisë, ka një vendim gjyqësor për pronësinë
VLORE- Një konflikt pronësie ka çuar deri në shkatërrimin e pronës në Radhimë të qytetit të Vlorës. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme ku sipas punonjësve dhe pronarit të hotel “Regina” në Radhimë, persona të armatosur kanë shkuar në pronën e tij dhe kanë prishur një pjesë të hotelit në pronësi të tij, duke hequr nëpërmjet një skrepi pjesën e përparme të hyrjes së godinës, duke rrezikuar kështu dhe të gjithë ndërtesën. Sipas Vasil Bedinit, konflikti ka nisur që ditën e djeshme ku ai gjendej jashtë shtetit me punë dhe ka mësuar prej të afërmve të tij se disa persona kishin nisur që të kryenin punime brenda pronës së tyre, por nuk janë lejuar prej të afërmve. Gjithçka ka rinisur mëngjesin e djeshëm kur skrepi i punimeve ka filluar të hapë gropën në pronën e tij, duke shkuar pranë hotelit të cilin e ka me dokumentacion të rregullt dhe kundërshtimi që i ka bërë këtij veprimi për pak sa nuk i ka kushtuar dhe jetën për shkak se është qëlluar nga një prej personave me automjet. Bedini shprehet i pakënaqur nga ndërhyrja e forcave të rendit, pasi në këtë ngjarje që sipas tij mund të shkojë dhe në gjakderdhje, nuk i kushtojnë vëmendje madje në lajmërimin e djeshëm, janë vonuar me më shumë se një orë. Bedini i bën apel shtetit që të ndërhyjë për të zgjidhur këtë konflikt pasi çdo gjë mund të shkojë deri në vetëgjyqësi. Sipas pronarit të hotel “Regina” në Radhimë, gjithçka ka nisur disa kohë më parë kur një shtetas ka blerë një pjesë toke pranë objektit të tij në krah të rrugës, por duke qenë se pjesa e tokës ku gjendet ka vështirësi për ndërtim për shkak të afërsisë me rrugën, personi që e ka blerë atë tenton të hyjë në pronën e tij forcërisht me qëllim për të realizuar ndërtimin. Sipas Bedinit, për këtë pjesë toke është zhvilluar gjithashtu edhe një proces gjyqësor, i cili përsëri ka vendosur që toka përreth hotel “Reginës” është në pronësi të tij.