"Drejtësi e vonuar, drejtësi e munguar"
Është hapur një debat i madh jo vetëm mes juristëve. Bëhet fjalë për rolin e avokatëve. Gati çdo ditë shohim që ata sabotojnë proceset gjyqësore. Problemi që shtrohet nuk ka të bëjë me moralin e tyre dhe me parimet e "drejtësisë së drejtë". Në fund të fundit ata janë palë me të akuzuarin si kriminel, vrasës e kushedi se çfarë, sepse për atë "punë" paguhen. Por roli i gjykatësit, prokurorit në shërbim të tyre, a duhet vënë në dyshim?! Ka zëra që kërkojnë penalizmin e avokatëve për t‘u dhënë fund odiseve gati karagjoze të gjyqeve të bandave kriminale. Është kjo tentativa jonë në këtë "Përtej Lajmit", për të hapur një debat. Flasin Kreshnik Spahiu, avokat Vladimir Meçe, dhe gazetarët Artan Hoxha dhe Dashamir Biçaku...
"Drejtësi e vonuar, drejtësi e munguar"
Kreshnik Spahiu, nënkryetar i KLD-së
Situata e krijuar në shumë nga proceset penale kërkon një ndërhyrje emergjente dhe disa planëshe. Së pari kërkohet një monitorim i vazhdueshëm dhe inspektim i çështjeve konkrete me qëllim identifikimin e pengesave subjektive dhe objektive. Parimisht do të na duhet të ndajmë proceset në të cilat gjyqtarët janë të paaftë të zbatojnë ligjin si dhe ato procese ku vetë legjislacioni bëhet pengesë për një proces të pandërprerë penal. Së dyti është e rëndësishme që të garantohen një sërë parimesh procedurale penale të jenë të zbatueshme dhe të përqasura me realitetin e gjykimeve penale në Shqipëri. Shpesh, shumë parime të rëndësishme ndodh të mos zbatohen në Shqipëri. Moszbatimi i këtyre detyrimeve procedurale penale mund të vijë nga paaftësia e gjyqtarëve apo nga mungesa e vullnetit, por janë të shumta rastet kur ndonjë prej këtyre parimeve të jetë i pamundur të zbatohet. Është e qartë që në rastin e parë gjyqtarët duhet të jenë subjekte të procedimeve disiplinore gjë të cilën Këshilli i Lartë i Drejtësisë nuk ka hezituar ta bëjë, por në rast të tjera kërkohet të realizohen ndërhyrje të forta dhe rrënjësore në legjislacion. Ajo çka mund të vinim re në një vështrim profesional të shpejtë është se parimi i gjykimit penal të pandërprerë nuk zbatohet. Ky është një konstatim i asaj çfarë nuk zbatohet e ku ne pasojat i vuajmë çdo ditë në dhjetëra e qindra gjykime penale. Këto procese nuk i nënshtrohen një gjykimi nga mëngjesi në mbrëmje e ku të nesërmen e kështu me radhë të vazhdojnë, por ndodh të kemi një maratonë seancash me intervale javore, dyjavore, mujore e ku shumë e shumë procese humbasin qëllimin dhe vlerën e tyre. Pa mëdyshje do të thosha se në të gjitha këto raste gjykata nuk mund të japë dot drejtësinë e kërkuar si pasojë e një degradimi në procedurë. Shumë thjesht do ta quaja "një drejtësi e vonuar, një drejtësi e munguar". Gjithsesi, me racionalitet do të kërkoja që situata e krijuar do të duhet të përmirësohet nëpërmjet një amendimi urgjent dhe rrënjësor të gjithë legjislacionit procedural penal. Në këto ndryshime është e nevojshme të përcaktohen në mënyrë eksplicite rastet dhe detyrimet për garantimin e një procesi të rregullt gjyqësor, por dhe të gjykimit të pandërprerë. Për të qenë më i drejtpërdrejtë dhe më i kuptueshëm me lexuesit tuaj do të thosha se është e nevojshme që çdo ndryshim të realizohet duke i garantuar të drejtën e mbrojtjes në çdo seancë dhe çdo proces penal të pandehurve. Ndryshimet thelbësore duhet të jenë këto
1. Pavarësisht nga shkaqet e mungesës së avokatit në një proces penal seancat të mos shtyhen por ata të zëvendësohen në të njëjtën seancë me mbrojtës të caktuar, të cilët paguhen nga shteti, pra duke i krijuar mundësinë të pandehurit të kenë avokat.
2. Në rastet e shkaqeve ta paarsyeshme për shtyrje të seancës Gjykata duhet të ketë të drejtën e përcaktimit të një detyrimi financiar (gjobe)për të pandehurin ose mbrojtësin. Le të themi p.sh. për çdo ditë shtyrje 50.000 lekë apo një shumë tjetër paçi të përllogaritet dëmi që shkaktohet nga këto shtyrje. Jo vetëm në procesin penal, por dhe atë civil palët duhet të paguajnë për dëmin që i sjellin drejtësisë, por dhe sistemit gjyqësor. Gjyqtarët paguhen për të dhënë drejtësi dhe jo për të shtyrë seancat. Ata nuk mund të paguhen vetëm për shtyrje seancash dhe për këtë dikush duhet të përgjigjet kur këto shtyrje pafund ndodhin pa shkaqe të arsyeshme.
3. Masa disiplinore mbi avokatët të cilët nuk respektojnë Kodin e Etikës në mënyrë të përsëritur. Ashtu siç një gjyqtar ndëshkohet me masë disiplinore për diskreditim të figurës së gjyqtarit po ashtu dhe avokatët duhet të jenë pjesë e të njëjtit detyrim. Në fund të fundit do të thosha se çdo ndërhyrje apo ndryshim qoftë në ligjin procedural apo atë material duhet të ishte pjesë e diskutimeve të grupeve të interesit dhe një procesi legjislativ të shpejtë me qëllim mospërsëritjen e gabimeve të hartimit të normave të cilat shpesh mbeten thjesht të zbardhura në kode, por që asnjëherë nuk zbatohen.
"Doni të linçoni avokatët?!"
Avokat, Vladimir Meçi
Gjithmonë e më tepër po bëhet zhurmë për avokatët mbrojtës të cilët konsiderohen "delja e zezë", shkaktarët e vetëm që prishin e zvarrisin proceset. Kjo zhurmë amplifikohet si nga media edhe nga politika. Një fushatë e tillë më sjell ndër mend vitet e errëta ‘60-‘70 të shekullit që lamë pas, kur shteti diktatorial e suprimoi institutin e avokatisë. Procesi nuk administrohet nga avokatët, është gjykata zot i procesit. Është gjykata që sjell zvarritjen dhe shtyrjen e procesit, me paaftësinë e saj në menaxhimin, organizimin dhe drejtimin e tij, si dhe me apologjinë që i bën mungesës së profesionalizmit të prokurorisë. Këto "qarje" të gjykatës, që ua delegon fajin avokatëve, përveçse komprometojnë paanësinë dhe objektivitetin e saj, janë edhe naive. Kjo është si "të fshihesh pas gishtit". Ka një ligj mbi të cilin zhvillohet procesi penal në gjykatë dhe ky është Kodi i Procedurës Penale, i cili ka parashikuar edhe zgjidhjen e rasteve kur mungesa e avokatëve mbrojtës bëhet shkak për zvarritje. Ky Kod ofron një sërë mjetesh procedurale që zgjidhin çdo lloj ngërçi të procesit, pa pasur nevojë të mbërrihet te ndëshkimi i avokatëve, të cilët për hir të së vërtetës edhe kur mungojnë, në më të shumtën e rasteve kanë arsye. Po në rastet kur mungojnë prokurorët apo vetë gjykatësit, ç‘duhet bëre sipas kësaj logjike? Të pushohen ata nga puna?!!! Gjykata, të paktën njëherë të vetme, le të tregojë se di ta kryejë detyrën e vet, minimumi njësoj si avokatët. Si mund të ankohet gjykata për paaftësinë e vet?!!! Avokati mbrojtës në procesin penal është ai kundërpushtet, është ajo opozitë që ka misionin fisnik për të kontestuar dhe denoncuar çdo shtrembërim, devijim apo shkelje të të drejtave të qytetarëve në proces. Të synosh të përjashtosh avokatët me ligj, apo t‘i detyrosh të mos kryejnë funksionin e tyre, është njëlloj si të miratohet nga Parlamenti një ligj për të detyruar opozitën aktuale t‘i japë fund bojkotit.
"Ka ardhur koha për masa ndaj avokatëve"
Artan Hoxha, autor i emisionit investigativ "Xhungël"
Zvarritja e proceseve gjyqësore tej afateve të parashikuara nga ligji nuk është një fenomen i ri në gjykatat shqiptare. Shumë prej anëtarëve më të rëndësishëm të disa bandave të njohura kriminale në vend, kanë përfituar lirinë pikërisht në sajë të skadimit të afateve të parashikuara nga ligji. E njëjta taktikë e përdorur nga avokatët mbrojtës ka vazhduar të jap rezultat dhe vitet e fundit, por tashmë situata duket më e rëndë për shkak të monitorimit më të mirë të proceseve gjyqësore nga mediat. Avokatët, duke njohur mirë pikat e dobëta të procedurës penale kanë shfrytëzuar çdo hapësirë të mundshme, qoftë kjo edhe duke e banalizuar procesin gjyqësor. Gjykata në shumë pak raste ka vepruar me ashpërsinë që i jep ligji për të parandaluar këto strategji të "pista" të avokatëve. Kërkesat e saj drejtuar Dhomës së Avokatëve, për të ndëshkuar personat përgjegjës as që janë marrë në shqyrtim nga kjo e fundit. Nuk është konstatuar asnjë masë ndaj avokatëve që zvarrisin qëllimisht proceset nga Dhoma e Avokatëve. Në përgjithësi, institucioni i avokatisë në Shqipëri ka nevojë për një reformë të thellë, organizative dhe legjislative, në mënyrë që ta ndryshojë imazhin e avokatit nga një sekser i rëndomtë mes të pandehurve dhe gjyqtarëve, në një mbrojtës të zbatimit të ligjit dhe të drejtave e lirive themelore të qytetarit. Përvoja e deritanishme ka dëshmuar se avokatët ia kanë dalë mbanë të kenë sukses, kur kanë hasur në trupa gjykues të mefshtë, të paaftë ose që kanë rënë në kompromis mes tyre. Në fund të fundit është trupi gjykues organizatori dhe drejtuesi i seancës gjyqësore dhe legjislacioni penal i ka dhënë të gjitha kompetencat për të përmbushur sa më mirë, në kohë dhe konform rregullave misionin e tij, duke parashikuar dhe manovrat e pista të avokatëve.
"Avokatët janë bërë bajatë, nuk kanë seriozitet"
Dashamir Biçaku, shef i kronikës në gazetën "Shekulli"
Shtyrja, zvarritja, apo përpjekja për të shkatërruar procese të ndryshme gjyqësore në vend dhe në veçanti ato që kanë të bëjnë në Gjykatën e Krimeve të Rënda, mendoj se është mungesë e seriozitetit të këtyre njerëzve që kanë marrë përsipër të mbrojnë të akuzuarit, pra avokatëve. Edhe nëse ndonjë prej tyre mundohet ta argumentojë se nuk është paraqitur në seanca të proceseve të ndryshme, për arsye të përligjura në mënyrë të vazhdueshme duket se bie erë bajate. Në një seancë të disa kohëve më parë, një nga avokatët e të pandehurve të bandës së Durrësit, në një seancë ku do dëgjohej dëshmia e të penduarit Adriatik Coli, arriti deri aty sa për të shtyrë seancën e radhës, u ankua se e kishte prerë barku apo kishte dhimbje barku nga një kafe me qumësht që kishte pirë. Arsye si këto, apo të tjera ka dhjetëra muaj që iu ka dalë boja dhe janë bërë të bezdisshme dhe deri krejtësisht edhe të pabesueshme. Në një rast kur gjykata verifikoi alibinë e një avokati se ishte në një proces tjetër dhe nuk mund të paraqitej, rezultoi se avokati në fjalë ishte në gjykatë i lirë dhe pa kurrfarë angazhimi tjetër gjyqësor. Nuk do mend të thuhet se kjo taktikë, është një strategji e avokatëve për të minuar disa nga proceset më të bujshme që janë zhvilluar dhe po zhvillohen në vend, këtë pesëvjeçar. Por mendoj se kjo taktikë pavarësisht se duket sikur shkon në kah të të akuzuarve të cilët fitojnë nga koha e tyre e dënimit të mëvonshëm, apo e kohës së paraburgimit, mund të ketë një fund të hidhur për ta në disa aspekte juridike që vetë ata duhet t‘i kenë mësuar më mirë gjatë kësaj kohe që ndjekin proceset e tyre. Ka nevojë për ndërhyrje urgjentisht...Kjo është ajo që nuk diskutohet si rrugë që minon në tërësi sistemin gjyqësor shqiptar duhet të marrin masa urgjente që fenomene të tilla të mos ndodhin. Në të kundërt dosjet e proceseve gjyqësore vite më vonë do duken si trakte të bardha mureve të qyteteve që kërkojnë drejtësi.