Drejtësia, Berisha kërkon konsensusin e opozitës
Mazhoranca qetëson ujërat me opozitën. Anëtarësimi i plotë i Shqipërisë vitin tjetër në NATO, por edhe sfidat e tjera që e presin vendin, kanë detyruar kreun e qeverisë të kërkojë konsensusin me opozitën edhe për ligje për të cilat nuk i duhet konsensusi i saj, për shkak se kërkojnë vetëm miratimin me një shumicë të thjeshtë. Kryeministri Berisha ka kërkuar dje në mbledhjen e qeverisë bashkëpunimin e opozitës për të miratuar në bllok një sërë ligjesh që priten të kalojnë në Parlament, që kanë të bëjnë me sistemin e drejtësisë. Ndonëse miratimi i tyre kërkon vetëm një shumicë të thjeshtë, Kryeministri kërkoi konsensusin e opozitës. Kreu i qeverisë tha se për këto ligje do të punohet me opozitën, në mënyrë që të ketë vendim konsensual në Kuvend, pavarësisht se ato kalojnë me shumicë të thjeshtë. Berisha pranoi se qeveria është pro shtatë projektligjeve në sistemin e drejtësisë. "Ministria e Drejtësisë ka sjellë një seri ligjesh për të cilën unë dua ta përgëzoj. Përveç ligjit të prokurorisë, që është në diskutim, ka sjellë edhe ligjet e tjera", u shpreh ai.
Vendimet
Qeveria ka miratuar dje shtatë projektligje të propozuara nga Ministria e Drejtësisë, që nuk kanë të bëjnë drejtpërsëdrejti me reformën në drejtësi, por, sipas Kryeministrit Berisha, vendosin rregulla të reja, ose riorganizojnë koncepte të shtetit ligjor sipas standardeve evropiane. Projektligjet vendosin krijimin e Gjykatës Administrative, që shqyrton konfliktet e biznesit me shtetin; riorganizimin e avokaturës së shtetit; liberalizimin e profesionit të noterit, për të cilin nuk do të ketë më një numër të caktuar licencash, por ato do të vendosen nga kërkesa e tregut. Projektligji tjetër ka të bëjë me shërbimin e përmbarimit, që, megjithëse është një shërbim publik, përfshin edhe një komponent privat.
Projektligji tjetër ka të bëjë me ndihmën juridike, që sipas Kryeministrit Berisha vendos standardet evropiane në aksesin e qytetarëve në drejtësi. Krijimi i Gjykatës Administrative dhe funksionimi në mënyrë të pavarur nga ana e saj do t‘i japë lehtësi të mëdha biznesit në vend, në raport me vendimet e inspektorëve tatimorë. Por jo vetëm kaq, pasi mendohet që gjykata do të trajtojë edhe çështje administrative mes qytetarit dhe shtetit. Pra jo vetëm gjobat ndaj biznesit, por do të shqyrtohen edhe vendime administrative të policëve rrugorë apo të institucioneve të tjera rregulluese. Ministria e Drejtësisë ka çuar në qeveri projektligjin "Për gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative dhe organizimin e drejtësisë administrative", i cili konsiston në krijimin e Gjykatës Administrative, në shërbim të bizneseve.