Gjyqtarët Kuvendit: Mos e miratoni ligjin për administratën
Gjyqtarët i kanë kërkuar deputetëve të mos e miratojnë draftin për administratën e gjyqësorit, sepse rrëzon pavarësinë e drejtësisë në vend. Të përfaqësuar nga kryetarja e shoqatës, Manjola Bejleri, gjyqtarët kanë rrëzuar me argumente draftin e paraqitur nga Alibeaj. Projektligji për administratën gjyqësore ka zbuluar se mazhoranca dhe opozita nuk kanë të njëjtin qëndrim për sa i përket reformës në drejtësi, megjithëse pak muaj më parë u krijua përshtypja se dy forcat politike do të gjenin gjuhën e përbashkët për realizimin e saj. Dje, shkak i debatit midis PD dhe PS janë bërë grupet e interesit, të cilat kanë zhvilluar një seancë dëgjimore me Komisionin e Ligjeve. Kryetarja e Shoqatës së Gjyqtarëve, Manjola Bejleri, e ka kundërshtuar këtë projektligj, duke theksuar se me anë të tij po kërkohet t‘i hiqet totalisht mundësia pushtetit gjyqësor për të administruar shërbimet në gjykatë, duke ia kaluar ato Ministrisë së Drejtësisë, një organ që i përket pushtetit ekzekutiv. Sipas saj, projektligji cenon pavarësinë e gjyqësorit dhe çorienton punën që duhet të bëjnë gjyqtarët, gjë që ka një kosto shumë të rëndë për sistemin gjyqësor. Gjithashtu, Bejleri theksoi se në hartimin e projektligjit nuk është marrë mendimi dhe nuk është përfshirë as KLD në grupin e punës, duke e përjashtuar qeverinë e gjyqësorit si grupimi më i interesuar në këtë projekt. Për këtë arsye, ajo i ka kërkuar Komisionit të Ligjeve të ndërpresë diskutimin e tij, për të pritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese, pasi Shoqata e Gjyqtarëve e ka ankimuar këtë çështje. Por këtu ka ndërhyrë kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ilir Rusmali. Me tone të larta ai i ka kujtuar kryetares së Shoqatës së Gjyqtarëve se nuk është në kompetencën e saj të caktojë se çfarë shqyrton komisioni ose jo. "Ne, është shprehur Rusmali, jemi komision parlamentar dhe jo Kuvendi për të marrë vendime të tilla". Por opozita ka reaguar ndaj tonit të përdorur nga kryetari i Komisionit të Ligjeve, duke theksuar se nuk mund t‘u bëhet presion psikologjik të ftuarve, ata duhet të lihen të lirë të shprehin mendimet dhe objektivat e tyre për këtë projektligj.
Kancelarët
Por ndryshe nga Shoqata e Gjyqtarëve, kancelarët kanë qenë shumë entuziastë nga paraqitja e këtij projektligji. Në mbledhjen e djeshme të Komisionit të Ligjeve ka qenë prezente kancelarja e Gjykatës së Durrësit dhe kancelarja e Gjykatës së Krimeve të Rënda. Ata janë shprehur se hartimi i projektligjit është shumë pozitiv, sepse më në fund kancelarit i rriten kompetencat me ligj. Sipas tyre, deri më tani, kancelari ka bërë të njëjtën punë, por që nuk i njihej me ligj dhe për rrjedhojë as pagesa nuk ishte e kënaqshme. Ndërsa me ndryshimin e paraqitur gjërat ndryshojnë, pasi i kthehet dinjiteti kancelarit dhe shpërblehet për punën që bën. I pyetur nga deputetët e opozitës se cili është tashmë zyrtari më i lartë në gjykatë, kryetari i gjykatës apo kancelari, kancelarja e Durrësit është shprehur se "gjykata drejtohet në bashkëpunim, në asnjë rast nuk është marrë vendim pa kryetarin, por nuk është e thënë se nuk punojmë dot pa kryetarin. Nga ky ligj, edhe kryetari lehtësohet, pasi shumicën e punëve ia bën kancelari". Kjo gjë nuk është pranuar nga opozita, duke theksuar se mosmarrëveshja dhe përplasja administrative tashmë është e qartë.