Gjyqtarët, bllok kundër qeverisë
Mbledhja e djeshme e Këshillit të Lartë të Drejtësisë ka ndarë gjyqtarët në tri grupe. Në diskutimet përfundimtare pas takimit, shumica e gjyqtarëve kanë hedhur idenë se KLD-ja duhet të kërkojë në Gjykatën Kushtetuese shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të disa neneve në këtë projektligj. Qëndrimet radikale janë kryesuar nga kryetarja e Shoqatës së Gjyqtarëve, Manjola Bejleri dhe kreu i Gjykatës së Tiranës, Arben Meçe. Por grupi i dytë ka hedhur pretendimin se projektligji duhet të kthehet në Ministrinë e Drejtësisë me qëllim korrigjimin e gabimeve. Ndërsa grupi i tretë, i kryesuar nga nënkryetari KLD-së, Kreshnik Spahiu, deklaroi se kërkojnë një javë kohë për të mbledhur të gjitha pretendimet dhe me ato të shkohet në Komisionin e Ligjeve në Kuvend. Të gjitha pretendimet e sipërpërmendura do të votohen në mbledhjen e radhës së KLD-së, e cila do të zhvillohet me dyer të mbyllura ditën e premte, më datën 3 tetor.
Grupi "radikal"
Kryetarja e Shoqatës së Gjyqtarëve, Manjola Bejleri, së bashku me kreun e Gjykatës së Tiranës, Arben Meçe, si dhe shumicën e kryegjyqtarëve anëtarë të KLD-së, kanë parashtruar edhe nenet që duhet të shfuqizohen nga Gjykata Kushtetuese, nëse KLD-ja vendos për ankimin në këtë institucion. "Në ligjin e ri, kancelari i gjykatës drejton dhe përgjigjet për shërbimet ndihmëse në gjykatë. Ai emërohet dhe shkarkohet nga ministri i Drejtësisë, ndërsa ka kompetenca emërimin dhe shkarkimin e personelit të sekretarisë gjyqësore dhe personelin administrativo-teknik të shërbimeve të gjykatës. Ai mbikëqyr procesin e organizimit dhe të dokumentimit të ndarjes së çështjeve gjyqësore nëpërmjet shortit, si dhe nënshkruan përcjelljen e praktikës së çështjes gjyqësore te gjyqtari i caktuar. Që në pamje të parë të leximit të këtyre dispozitave ligjore të njëpasnjëshme, por edhe në lidhje me dispozitat e tjera të këtij ligji, vërehet qartë se "administrimi i shërbimeve në gjykatë", i kryesuar nga kancelari i gjykatës, në fakt do të thotë që ky administrim është nën varësi direkte vertikale të ministrit të Drejtësisë", deklaruan ata. Sipas tyre, një gjë e tillë ndodh se kancelari emërohet dhe shkarkohet nga ministri i Drejtësisë. "Në këtë mënyrë, duket qartë se këto dispozita i kanë hequr totalisht mundësinë pushtetit gjyqësor për të administruar shërbimet në gjykatë, duke ia kaluar në mënyrë të habitshme Ministrisë së Drejtësisë, organ i cili i përket kushtetutshmërisht pushtetit ekzekutiv", shprehen anëtarët e grupit "radikal". Ata shtojnë se pas analizave të dispozitave ligjore, duket qartë se pushteti gjyqësor, administrimin e shërbimeve gjyqësore nuk e ka më nën varësinë e tij, por ky është aneksuar në favor të pushtetit ekzekutiv me anë të ministrit të Drejtësisë, si nga ana administrative, ashtu edhe ajo financiare.
Grupi i dytë
Grupi "asnjanës", i përbërë nga disa kryetarë gjykatash dhe disa anëtarë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ka menduar që projektligji i miratuar i qeverisë "për administratën gjyqësore" të rikthehet për ndryshimet e duhura në Ministrinë e Drejtësisë. Në kërkesat e tyre para anëtarëve të KLD-së, pjesëtarët e këtij grupi mendojnë se do të ishte më e arsyeshme nëse ministria do të ndryshonte nenet e diskutuara nga gjyqtarët, pa arritur puna deri në Gjykatën Kushtetuese. "Disa nene të projektligjit në fjalë cenojnë sistemin e gjyqësor, duke i dhënë më shumë atribute ekzekutivit në cenimin e pavarësisë. Mendojmë se disa nene për kancelarin apo për buxhetin e gjykatave duhet të rishikohen edhe një herë nga ekspertët e ministrisë", mendojnë ata. Ata pohojnë gjithashtu se fuqizimi i rolit të kancelarit i dobëson krerët e gjykatave dhe gjyqtarët në përgjithësi.
Grupi moderator
Por KLD-ja, nëpërmjet një njoftimi për shtyp dhe gjatë takimit të djeshëm, hodhi idenë se mendimet e ndryshme të gjyqtarëve të grumbullohen dhe t‘i dërgohen Komisionit të Ligjeve. "Takimi evidentoi si nevojë për ndryshimin në projektligj të disa dispozitave, formulimi i të cilave mund të lërë vend për keqinterpretim, duke u kërkuar saktësimi i tyre, siç janë dispozitat mbi kompetencat e ministrit të Drejtësisë, të kryetarit të gjykatës dhe të kancelarit të saj", tha KLD-ja. Ajo shtoi se kërkon respektivisht nga Ministria e Drejtësisë dhe Komisioni për Çështje Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, që t‘i jepet një kohë e arsyeshme për të transmetuar qëndrimin zyrtar të konsoliduar, në një takim aktiv mes anëtarëve të tij. s.çobo
Përplasja për sekretaret
Urdhri i ministrit të Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, për "spiunimin" e gjyqtarëve nëpërmjet një raporti ditor të përgatitur nga sekretaret e tyre, është komentuar edhe nga Kreshnik Spahiu, nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Spahiu ka deklaruar se janë kryetarët e gjykatave ata që trajtojnë trupën gjyqësore, ndërsa sekretaret thjesht administrojnë procesin gjyqësor. "Do të jetë një parim universal që janë gjyqtarët ata të cilët drejtojnë punën gjyqësore dhe administrata nuk mbetet gjë tjetër veçse administron procesin. Kjo, padyshim, krijon hapësira dhe rolin drejtues ta kenë gjithmonë gjyqtarët", u shpreh Spahiu.
Prokuroria e Elbasanit: Gjykata nuk dërgoi kërkesën për lirimin e të dënuarit Arben Ndoja
Hetimet për prokurorët devijojnë
te Gjykata e Apelit Shkodër
Hetimet pas denoncimit të ministrit të Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, për dy prokurorët e Shkodrës që "harruan një shtetas në burg", devijojnë dhe vënë nën akuzë administratën dhe Gjykatën e Apelit Shkodër. Hetimet nga Prokuroria e Elbasanit kanë filluar prej dy muajsh dhe dosja është regjistruar në sekretarinë e këtij organi akuze, pas qëndrimit disaditor në Prokurorinë e Shkodrës, cila ka shpallur moskompetencën. "Janë kryer dhjetëra veprime hetimore dhe kanë ngelur disa procedura të tjera dhe mendoj se brenda 10 ditëve do t‘i jepet një përfundim", u shpreh për gazetën "Shqip" drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit, Elvin Gogaj. Kryehetuesi i Elbasanit pohon se të gjithë personat janë pyetur si deklarues dhe në momentin që do të bëhet verifikimi, numrat e protokollit, hyrje-daljet e vendimit që personi që ka ngelur në burg padrejtësisht, do të dalin edhe personat përgjegjës. Do të verifikohet momenti kur ka marrë dijeni prokurori, kur ka marrë dijeni sekretaria, kryesekretaria, kur ka hyrë vendimi në Prokurorinë e Shkallës së Parë, sa është vonuar në momentin që ka hyrë dhe i është dërguar burgut, sa e ka mbajtur burgu etj. Kur të bëhen këqyrjet e protokolleve do të dalim me një konkluzion se kush është fajtor për këtë", u shpreh Gogaj. Ai tha se asnjë person nuk është përjashtuar nga hetimi, duke shtuar se "në momentin që do të verifikohet hyrja e vendimit do të vendoset për gjithçka. Por nëse vendimi ka hyrë një muaj parë dhe nuk është bërë ekzekutimi, normalisht që edhe prokurori ka përgjegjësi të drejtpërdrejtë, sepse e ka mbajtur vendimin të pa ekzekutuar. Detyrimin ligjor e ka 48 orë". Ndërkohë, institucioni i drejtuar nga Ina Rama pohon se shkelësit e ligjit për lënien në burg të një shtetasi janë gjyqtarët, jo prokurorët. Zyrtarë të Prokurorisë së Përgjithshme thanë se kanë kryer një inspektim në muajin prill të këtij viti në Prokurorinë e Shkallës së Parë dhe të Apelit Shkodër. Janë gjetur disa parregullsi me ekzekutimin në kohë të një vendimi, por gabimi ishte nga Gjykata e Apelit Shkodër. Duke përpiluar një raport, akuza qendrore ka lajmëruar ministrin e Drejtësisë për shkeljet, por ai ka kryer kallëzim penal në drejtim të prokurorëve. Gjithsesi akuza qendrore saktëson se çështja, është ende nën hetim.
Tre orë debate në KLD, gjyqtarët kundër Alibeajt
Kryegjyqtarët: "Projektligji për administratën gjyqësore cenon pavarësinë e gjyqësorit". Të gjitha batutat
Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe kryetarët e Gjykatave kanë kundërshtuar projektligjin e paraqitur nga qeveria për administratën gjyqësore. Tre nenet, që përcaktojnë kompetencat e reja të ministrit të Drejtësisë mbi gjykatat dhe emërimi i kancelarit nga ministri, janë cilësuar nga anëtarët e KLD-së si shkelje e hapur e pavarësisë së gjyqësorit. Debatet janë zhvilluar përgjatë tre orëve në takimin konsultativ në Këshill, ku ishte i pranishëm edhe ministri Alibeaj, në cilësinë e anëtarit.
Duke nënvizuar si shumë problematikë projektligjin për administrimin e gjyqësorit, kryegjyqtarët theksuan se nenet prekin pavarësinë e gjyqësorit dhe i duhen kufizuar kompetencat Ministrisë së Drejtësisë. Deklaratat e tyre ndaj projektligjit të qeverisë ishin tejet të ashpra dhe në bllok. "Projektligji, duke mënjanuar kreun e Gjykatës nga shumë funksione, cenon integritetin dhe punën e gjyqtareve", ka qenë refreni i gati të gjithë kryetarëve të Gjykatave të Faktit në vend, që janë edhe anëtarë të KLD-së. Duke nënvizuar si shumë problematik projektligjin për administrimin e gjyqësorit, kryegjyqtarët theksuan 3 nene të tij, që prekin pavarësinë e gjyqësorit. Në mbledhje fillimisht foli kreu i Gjykatës së Tiranës, Albert Meçe. Jo vetëm që hodhi poshtë me argumente të shumtë projektligjin më të fundit të Ministrisë së Drejtësisë "Për administratën gjyqësore", por shkoi edhe më tej, duke kërkuar kufizim të kompetencave të ministrit të Drejtësisë. Pasi dëgjoi qëndrimin e kryegjyqtarëve, ministri Alibeaj, mbrojti me argumentet e tij projektligjin e qeverisë. "Projektligji nuk flet për varësi të administratës, ai flet për statusin e administratës", artikuloi ai. Ndërkohë, nënkryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu, në rolin e drejtuesit të mbledhjes, në mungesë të Presidentit Topi, pasi dëgjoi palët kërkoi që Këshilli i Lartë i Drejtësisë brenda 7 ditësh të përgatisë një relacion të përgjithshëm juridik për rezervat ndaj pr/ligjit. Ky relacion do t‘i paraqitet Komisionit të Ligjeve, i cili, gjithashtu sot, realizoi një seancë dëgjimore rreth këtij ligji të ri për gjyqësorin. Më poshtë, gazeta publikohen disa nga batutat më pikante të hedhura në mbledhje nga anëtarët e KLD-së, kryegjyqtarët dhe ministri Alibeaj.
Armando Subashi, anëtar i KLD-së:
Ky projekt i ka dhënë kompetencën ministrit që të përcaktojë me urdhër strukturën e organikën e gjykatave. Unë do të isha i mendimit që struktura e gjykatave të paraqitet nga vetë ligji, pra vetë ligji duhet të përcaktojë sektorët bazë, që do të funksionojnë në gjykatë. Ky ligj merr përsipër që të përfaqësojë në mënyrë tangente disa kompetenca, por që në fakt janë shumë të rëndësishme dhe ndikojnë pikërisht në atë shqetësim që kemi në pavarësinë e pushtetit gjyqësor, në funksionimin e përditshëm të punës së gjykatave.
Altina Xhoxhaj, anëtare e KLD-së:
Te neni 6-të, te pjesa "kancelari i gjykatës", shikoj që janë dhënë shumë kompetenca kancelarit të gjykatës, kur në ligjin për organizimin e pushtetit gjyqësor janë të përcaktuara se çfarë bën kancelari i gjykatës, është neni 38. Dhe nuk thuhet në këtë ligj që të dalë një akt tjetër i mëvonshëm ligjor, ose nënligjor, që t‘ia shtojë këto kompetenca.
Arben Meçe, kryetar i Gjykatës së Tiranës:
Nëse kancelari i gjykatës nuk zbaton një nga urdhrat që kryetari i gjykatës ka nxjerrë në kompetencat që njeh neni 18 i ligjit për administrimin ligjor, do t‘i duhet t‘i drejtohet ministrit. Nëse këtu edhe kryetarët e gjykatave dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë ndajnë të njëjtin mendim, siç thotë neni 5 i projekt-rregullores, personalisht mendoj se duhet të ketë një rregullim tjetër. Behet fjalë për detyrat e ministrit në kompetencat e tij. Parashikohet se struktura e organika e administratës gjyqësore për çdo Gjykatë të Shkallës së Parë dhe të Apelit, përcaktohen me urdhër të Ministrisë së Drejtësisë. Unë mendoj që ky paragraf është shumë i gjerë, ndoshta ligjvënësit duhet të përcaktojnë dhe nga se do të niset ministri i Drejtësisë për të përcaktuar strukturën dhe organikën.
Artur Malaj, kryetar i Gjykatës së Vlorës:
Kemi të bëjmë me një ligj, që në disa nene të tij shkel rëndë pavarësinë e gjyqësorit. Kushtet për pranimin në punë, procedurat, mënyra e fillimit e mbarimit nuk janë. Po ta shikojmë ligjin nen për nen, do të shikojmë që askund në këtë ligj nuk gjendet se si rekrutohen, se si janë mënyrat e karrierës e me radhë e me radhë.
Enkelejd Alibeaj, ministër i Drejtësisë:
Nuk ka asnjë lloj lidhjeje shkakësore as të largët me synim cenimin e pavarësisë së sistemit gjyqësor. Gjyqtarët do të vazhdojnë punën e tyre të pandikuar dhe të pa influencuar nga administrata. Tani do të kenë edhe ndihmësit e tyre, që do t‘u shërbejnë, të cilët do të jenë të mirëpaguar dhe do ta kenë për nder që t‘i shërbejnë procesit gjyqësor. Të rrisësh rrogat, pagat e administratës gjyqësore, kjo të çon në cenim të pavarësisë së gjyqësorit?! Lidhje të tilla logjike pa vend, nuk mund t‘i gjej dot askund në këtë ligj.
Administrata gjyqësore
Struktura e gjykatave
Ministri i Drejtësisë fiton të drejtën për emërimin e gjyqtarëve, ngritjeve në detyrë, apo lëvizjeve paralele të tyre. Nëpërmjet një projektvendimi të miratuar nga qeveria, "Për administratën gjyqësore", duke filluar prej 1 janarit të vitit të ardhshëm, ministri i Drejtësisë është autoriteti përgjegjës për përcaktimin e strukturës dhe organikës së administratës gjyqësore të çdo gjykate të Shkallës së Parë dhe të Apelit
Ngritja në detyrë
Shefi i Ministrisë së Drejtësisë do të përcaktojë, nëpërmjet një akti nënligjor, procedurat e rekrutimit, ngritjes në detyrë, konkurrimit, lëvizjes paralele, masave disiplinore dhe vlerësimit të rezultateve në punë. Këto çështje do të rregullohen në këshillim me kryetarët e gjykatave. Roli i kryetarit të gjykatës konsiston në informimin e ministrit të Drejtësisë lidhur me çështje të drejtimit administrativ të gjykatës.
Administrata
Statusi i administratës gjyqësore përqaset me atë të nëpunësit civil të administratës publike dhe ajo çka është më e rëndësishme, administratës i njihet trajtim i njëjtë financiar me punonjësit e Ministrisë së Drejtësisë. Për shkak se projektligji ka efekte financiare, fillimi i efekteve financiare i është lënë vitit të ardhshëm financiar. Trajtimi financiar të përshtatshëm dhe në përputhje me rëndësinë që ka vetë kjo pjesë e sistemit gjyqësor.
Berisha për p/ligjin
"Ky projektligj vendos standarde evropiane në administratën gjyqësore, si dhe vendos standarde të reja, sa i përket transparencës së kësaj administrate. Projektligji është në kuadrin e reformave që do të ndërmerren për sistemin gjyqësor", u shpreh Kryeministri Berisha. Në hartimin e tij kanë dhënë kontribut ekspertë të misionit EURALIUS dhe të Këshillit të Evropës.