“Drejtësia jo në varësi të mandateve politike”
Autori i Lajmit: Suela Topi
Parimet e drejtësisë nuk duhet të lidhen me mandate politike apo me legjislatura. Ky qëndrim i prerë është dhënë dje nga Presidenti i Republikës njëkohësisht kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Bamir Topi. Duke nënvizuar nevojën e zbatimit të këtyre parimeve si shprehje e nevojës për përmbushjen e agazhimeve që shteti ynë ka marrë 12 vjet më parë kur anëtarësohej në Këshillin e Evropës, Topi u shpreh se historia e shoqërisë njerëzore ka treguar se suksesi i një shteti nuk qëndron në retorika dhe qëndrime personale. Përkundrazi, vijoi ai, dialogu dhe kompromisi, ndërmjetësimi dhe mirëkuptimi janë pjesë e vizionit të demokracisë. Kreu i Shtetit, duke iu rikthyer përplasjeve me mazhorancën, e cila e zgjodhi në postin e Presidentit, deklaroi se është i angazhuar për të sjellë një balancim institucional. Gjatë mbledhjes së Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ai u kërkoi anëtarëve të tij të qëndrojnë larg retorikave që çojnë në përplasje institucionale.
Deklarata e Topit
Presidenti rishprehu angazhimin e plotë për të qenë një balancues institucional dhe kjo do të thotë përkushtim i plotë në të gjitha fushat, ku Presidenti i Republikës ka kompetenca, ku Kushtetuta i atribuon kompetencat, pa lejuar influencën e ndërvarur të tyre nga njëra-tjetra. Duke iu drejtuar anëtarëve të këtij këshilli ai pohoi se njerëzit e drejtësisë duhet të jenë parimorë në qëndrimin e tyre. Topi theksoi se është e rëndësishme të theksohet se problemet politike të një shteti, në asnjë rast nuk duhet të infektojnë sektorin e drejtësisë. “Drejtësia bazohet në parime universale dhe ka një shprehje që thotë se “Parimi nuk pranon as mëdyshje, as shkallëzim”. Parimet vlejnë në çdo kohë. Ato nuk lidhen me legjislatura apo mandate dhe janë garancia juaj më e mirë në llogaridhënien përpara vetes, shtetit dhe shoqërisë”, - theksoi ai. Kreu i Shtetit vlerësoi se vendi ynë duhet të përmbushë detyrimet e marra 12 vjet më parë, në kohën kur u anëtarësua si anëtare e Këshillit të Evropës. Madje Topi citoi nenin 3 të Statutit të kësaj organizate evropiane që thotë: “Çdo anëtar i Këshillit të Evropës njeh parimin e përparësisë të së drejtës, që është parimi sipas të cilit, gjithëkush që vihet nën juridiksionin e tij, pra të shtetit anëtar, lypset të gëzojë të drejtat e njeriut dhe liritë themelore. Ky Këshill është, pa dyshim, një ndër rojtarët e shtetit demokratik, për respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, që Konventa Evropiane dhe Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë proklamojnë dhe që përbëjnë bazën e rendit juridik . Duke iu referuar më tej mbledhjes së ditës së djeshme, Topi tha se KLD, edhe pse funksionon pothuajse si gjykatë, nuk renditet i fundit në dhënien e verdiktit mbi fatin e gjyqtarit prandaj duhet të zhvillojë konceptin e respektit institucional, e organeve gjyqësore që rishikojnë vendimet e tij. Topi theksoi se duhet të respektohen vendimet e Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese, por edhe që kjo të ndodhë brenda parametrave kohorë të arsyeshëm. Ai theksoi më tej se promovimi i gjyqtarëve nuk duhet të shihet i shkëputur nga investimi për një sistem gjyqësor karriere, që do të thotë se mundësitë për përgjegjësi më të mëdha në gjykim u jepen, pa dyshim, më të mirëve.
Ky lajm është publikuar: 08/07/2008