Kuvendi kalon projektligjin vetëm me votat e mazhorancës
Autori i Lajmit: red.
Kuvendi miratoi të hënën në seancë plenare projektligjin "Për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore". Vetëm me votat e mazhorancës, Parlamenti ka kaluar ligjin, i cili ka si qëllim verifikimin e titujve të pronësisë për tokat e kooperativave bujqësore dhe ndërmarrjeve bujqësore. Deputetët e opozitës votuan kundër këtij projektligji, pasi sipas tyre, nuk mund të japë drejtësi një komision që ngrihet nga prefekti. Sipas propozuesve, ligji i ri synon konsolidimin e titujve të pronësisë mbi tokën. Duke u nisur dhe nga denoncimet apo konfliktet mes palëve, në ligj parashikohet ngritja e një komisioni të posaçëm, i cili do t u japë zgjidhje të gjitha çështjeve, si dhe do t i japë fund çdo akuze për ndarje të tokave në forma të jashtëligjshme. Ndërkohë që krahas përmirësimeve që parashikohen në këtë ligj, Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit (MBUMK) do të krijojë shumë shpejt strukturën qendrore dhe Task Forcat në të gjitha prefekturat e vendit, për të kontrolluar titujt e pronësisë mbi tokën bujqësore.
Ky lajm është publikuar: 08/07/2008