E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvendi 103 vota pro ndryshimeve të rregullores

Autori i Lajmit: red.
Mazhoranca dhe opozita kanë gjetur përsëri konsensusin. Me 103 vota pro, vetëm 9 kundër dhe 3 abstenime janë miratuar ndryshimet për rregulloren e Kuvendit. Pas debateve të shumta për këtë rregullore, në seancën e djeshme ndryshimet kanë kaluar pa probleme. Ndryshimet e paraqitura konsistojnë në amendimin e nenit 111 të rregullores, e cila lidhet me rastet e dekreteve për emërimet në institucionet e pavarura. Në bazë të ndryshimeve të këtij neni, këto emërime duhet të marrin pëlqimin e Kuvendit. Kështu për të gjitha kandidaturat që vijnë nga Presidenti i Republikës apo nga KLD, amendimi i paraqitur siguron integritetin ligjor të tyre dhe nuk krijon konflikte. Kuvendi do të ketë në dispozicion një afat prej 30 ditësh për shqyrtimin e kandidaturave të emëruara nga Kreu i Shtetit, ndërkohë që Komisioni i Ligjeve do të zhvillojë seanca dëgjimore me kandidatët, për prezantimin e tyre. Sipas ndryshimit të këtij ligji, në rastet kur komisioni konstaton që kandidati nuk i plotëson kushtet ligjore, Kryetari i Kuvendit e diskuton çështjen me institucionet propozuese, para se ta kalojë në seancë plenare.

Ky lajm është publikuar: 08/07/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›