“Mazhoranca do të fshehë Gërdecin pas ish-sigurimsave”
Autori i Lajmit: red.
Kryetarja e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Valentina Leskaj, pohoi dje se mazhoranca do të mbulojë tragjedinë e Gërdecit me hapjen e dosjeve të bashkëpunëtorëve të ish-Sigurimit të Shtetit. “Kjo mazhorancë, e cila e ka mbajtur për 3 vjet në sirtar, e sjell për ta bërë në dyjavëshin e fundit, përpara mbylljes së sesionit, çka tregon që nuk është serioze, por tregon edhe motivet e sjelljes me urgjencë të kësaj nisme, që janë motive që lidhen me çështjen e Gërdecit, pra për të spostuar vëmendjen nga tragjedia”, - tha ajo. Sipas saj, procesi i hetimeve dhe problemet që po dalin për sa i përket Gërdecit, e vështirësojnë mazhorancën. Leskaj pohoi se një tjetër arsye për hapjen e dosjeve në këtë moment është spostimi i vëmendjes nga çështjet e varfërisë, që çdo ditë e më shumë po rritet, dhe natyrisht, është edhe pjesë e luftës së brendshme apo klaneve brenda PD. “Për sa i përket qëndrimit të PS-së, ne jemi për një proces, i cili mbështetet në instrumentet ndërkombëtare, në të drejtat e njeriut dhe kryesisht në konventën e Këshillit të Evropës, që i referohet edhe kësaj çështjeje, si dhe në Kushtetutën e Shqipërisë dhe Rregulloren e Parlamentit. Ne jemi për një proces që mbështetet në instrumentet ndërkombëtare dhe në legjislacionin shqiptar , - tha Leskaj. Madje, ajo pohoi se për shkak të kalimit të afateve ato tri projektligje nuk ekzistojnë më.
Ky lajm është publikuar: 08/07/2008