Drejtësia, nis beteja Qeveri-BE
Kreu i delegacionit të Komisionit Evropian në Tiranë, Helmut Lohan, ka theksuar shqetësimin e Brukselit zyrtar për prishjen e ekuilibrave të balancës së sistemit të drejtësisë, pas përplasjes së gjatë ndërmjet palëve të gjyqësorit në vend me qeverinë. Duke marrë pjesë në një takim të përbashkët me ministrin e Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, ku u dhanë rekomandimet e BE-së për reformën në drejtësinë tregtare, ambasadori Lohan ka përsëritur në një nivel të lartë, atë që aktorë dhe përfaqësues të tjerë të ndërkombëtarëve dhe veçanërisht Bashkimit Evropian, kanë deklaruar në ditët e fundit. Në mënyrë të qartë, përfaqësuesi më i lartë i Bashkimit Evropian në Tiranë, theksoi se "BE është e shqetësuar atëherë kur prishen ekuilibrat e sistemit të drejtësisë në vend dhe kërkon rivënien e balancimit". Ndërkaq, ambasadori Lohan, gjatë fjalimit të tij të rastit mbi projektin e BE për të drejtën tregtare, përqendroi në dy fjali të gjithë thelbin e rekomandimeve të Brukselit ndaj qeverisë shqiptare për drejtësinë. Kreu i delegacionit të Komisionit Evropian në Tiranë, deklaroi se "asistenca e Bashkimit Evropian për drejtësinë shqiptare ka qenë gjithëpërfshirëse, ndaj dhe procesi i kësaj reforme duhet të jetë gjithëpërfshirës". Një fjali që përmbledh në fakt një mesazh të qartë politik, por edhe një fenomen fatkeqësisht që përsëritet nga të gjitha qeveritë shqiptare, por që po vihet re në mënyrë të theksuar kohët e fundit. Mesazhi i ambasadorit Lohan konsistonte pikërisht te fakti që Bashkimi Evropian ka mbështetur me asistencën e tij të gjitha pjesët e gjyqësorit shqiptar dhe jo vetëm Ministrinë e Drejtësisë, ndaj duhet që edhe hartimi dhe miratimi i reformave në këtë fushë të rëndësishme të shtetit, të bëhet duke u përfshirë të gjithë aktorët dhe grupet e interesit. Nga ana tjetër, mesazhi i diplomatit kryesor të Brukselit, ka të bëjë edhe me faktin se këshillat e ekspertëve të Bashkimit Evropian, të cilët kanë ardhur pikërisht për të ndihmuar me përvojën dhe dijet e tyre kolegët shqiptarë, shpesh mënjanohen dhe madje në disa raste edhe injorohen. Kështu, vetëm në rastin e fundit, për ligjin mbi administratën gjyqësore, si dhe atë të projektligjit mbi Prokurorinë, shumë sugjerime të misionit të Bashkimit Evropian për Drejtësinë "EURALIUS" nuk janë marrë parasysh.
Kreu i delegacionit të Komisionit Evropian në Tiranë, Helmut Lohan, edhe pse nuk ka "zbritur në fushë" për të komentuar përplasjen në mes gjyqtarëve, prokurorëve, avokatëve dhe noterëve me ministrin Alibeaj, ai ka dhënë një qëndrim-mesazh, ku theksoi se "sistemi i Drejtësisë funksionon në bazë të dy parimeve; në përgjegjshmërinë përpara ligjit dhe në pavarësinë e institucioneve të drejtësisë nga ana e ndikimeve politike. Ne shqetësohemi në rast se ky ekuilibër ndërmjet përgjegjësisë dhe pavarësisë do të prishet".
Raport-Progres
Më 5 nëntor, Komisioni Evropian do t‘u dorëzojë autoriteteve shqiptare raport-progresin për vitin 2008, ku do të pasqyrohen qëndrimet e BE-së për arritjet dhe problemet e Shqipërisë. Sipas burimeve diplomatike, mësohet se në raport-progres do të pasqyrohen kryesisht zhvillimet që kanë ndodhur nga 1 janari i këtij viti deri në qershor. Kjo periudhë kohore është analizuar hollësisht, ndërkohë që ngjarjet e ndodhura pas qershorit nuk do të pasqyrohen hollësisht. Në dokumentin vlerësues të Brukselit do të përshkruhen qëndrimet e BE-së për ndryshimet kushtetuese dhe debatin politik që solli këto ndryshime.
Euralius
Disa ditë më parë, kreu i misionit të ekspertëve të Bashkimit Evropian, që asiston drejtësinë shqiptare, Roland Miklau,
ka mbështetur Presidentin e Republikës, Bamir Topi, në lidhje me konfliktin për drejtësinë, duke kundërshtuar qëndrimet e qeverisë shqiptare, të shprehura nëpërmjet drafteve të Ministrisë së Drejtësisë. Shefi i misionit EURALIUS, Roland Miklau, ka rrëzuar me argumente të qarta juridike mënyrën e hartimit të ligjeve nga qeveria, si dhe imponimin që u është bërë institucioneve të pavarura për të pranuar draftet e hartuara. Juristi i mirënjohur austriak, i cili është një nga personalitetet evropiane në fushën e drejtësisë, z.Miklau, deklaroi se qëndrimi i kreut të shtetit shqiptar, që ligji është një proces shumëpalësh, është një koncept i drejtë. Sipas kreut të misionit të ekspertëve të BE-së për drejtësinë, "hartimi i ligjeve është një proces shumëpalësh, ku duhen dëgjuar të gjitha palët dhe grupet e interesit, edhe pse mund të kenë qëndrime të ndryshme".
Reforma në drejtësi, Alibeaj: Nuk tërhiqemi nga 7 pr/ligjet
"I pyetëm të gjithë, por reforma kërkon sakrifica..."
"Nuk tërhiqem, reforma kërkon sakrifica, dikush duhet të paguajë". Kështu ka deklaruar dje triumfalisht ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj. Duke shfrytëzuar një konferencë shtypi për proceset gjyqësore të çështjeve tregtare, ku mori pjesë edhe shefi i delegacionit të Komisionit Evropian në Shqipëri, Helmut Lohan, ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, deklaroi se 7 pr/ligjet, të cilat një pjesë janë miratuar dhe një pjesë pritet të shkojë shumë shpejt në Kuvend, do të jenë ashtu siç janë hartuar. Ai tha se ligjet janë bërë me asistencën e ndërkombëtarëve dhe janë konsultuar dhe mazhoranca është maksimalisht e vendosur që me sakrifica ta çojë reformën deri në fund. I pyetur për oponencën e grupeve të interesit, ministri tha se ligjin për gjyqësorin i kam konsultuar me të tërë trupën gjyqësore, KLD-në dhe mjedisin akademik. Ai tha se e tërë trupa e prokurorëve është konsultuar për projektligjin për Prokurorinë. "Konsultime janë vazhduar në tre stinë, në verë, pranverë, vjeshtë", ironizoi Alibeaj, duke shtuar se përfaqësuesit më të lartë të komunitetit të nderuar të avokatëve kanë qenë pjesë e grupit të punës për hartimin e ndryshimit të ligjeve për avokatinë. Ai përmendi edhe ligjin e noterëve, ku theksoi se i tërë komunitetit i noterëve është konsultuar dhe i është marrë mendimi për ligjin për noterinë. "Madje, është shkuar deri atje sa janë marrë vendime edhe në Unionin Ndërkombëtarë të Noterëve, në Buenos Aires", pohoi ministri.
Replika në distancë
Disa ditë më parë gjyqtarët, prokurorët, avokatët, KLD-ja dhe noterët, madje edhe ndërkombëtarët, sulmuan ashpër Ministrinë e Drejtësisë se gjatë hartimit të projektligjeve nuk ka marrë mendimin e tyre. Por dje, ministri ka "përgënjeshtruar" grupet e interesit, duke deklaruar se ekspertët e tij kanë pranuar të gjitha vërejtjet dhe sugjerimet. Ai tha se e tërë trupa gjyqësore ka qenë pjesë e ligjit të organizimit dhe funksionimit të pushtetit gjyqësor. Janë bërë konsultime me konferencën gjyqësore, konsultime me Këshillin e Lartë të Drejtësisë dhe konsultime me mjedisin akademik. "Le të flasim për ligjin për prokurorinë, ku të tërë jemi të interesuar. Tërë trupa e prokurorëve është konsultuar, konsultime të cilat janë vazhduar në tre stinë, në verë, pranverë, vjeshtë. Përfaqësues nga Prokuroria e Përgjithshme kanë qenë pjesë e draftimit të projektligjit. Problematika e ngritur nga Shoqata e Prokurorëve është bërë pjesë e diskutimit në grupin e punës", tha Alibeaj. Ai tha se trupa gjyqësore është konsultuar për ligjin për administratën gjyqësore, si dhe është ftuar konferenca gjyqësore, asambleja e gjithë gjyqtarëve të japë opinionin tyre mbi këtë ligj. "Janë ftuar të gjithë kryetarët e gjykatave për të dhënë opinionet e tyre mbi këtë ligj dhe i kanë dhënë, dhe janë reflektuar në ligj. I tërë komuniteti i avokatëve është konsultuar për ligjin, për ndryshimet, përfaqësuesit më të lartë të komunitetit të nderuar të avokatëve kanë qenë pjesë e grupit të punës për hartimin e ndryshimit të ligjeve për Avokatinë.
I tërë komunitetit i noterëve është konsultuar, i është marrë mendimi për ligjin për noterinë. Madje, është shkuar deri atje sa janë marrë vendime edhe në Unionin Ndërkombëtarë të Noterëve", pohoi Alibeaj, duke "harruar" të pohojë nëse rekomandimet e gjyqtarëve, prokurorëve, avokatëve dhe noterëve janë marrë apo jo parasysh.
Sakrifica
"Por, në qoftë se seriozisht pretendohet të bëhet reformë, do të thotë që seriozisht sistemi ka probleme dhe në qoftë se seriozisht do të duhet të mendojnë që kjo reformë të ketë sukses, padyshim që disa sakrifica serioze dikush do të duhet t‘i mbajë në shpatulla", tha Alibeaj, duke shtuar se mos funksioni i një sistemi nuk është faji i vetëm i mos cilësisë së legjislacionit, është edhe faji i mënyrës se si zbatohet ligji nga operatorët e sistemit. "Debatet gjithmonë një reformë i ka, e rëndësishme është që çdolloj problematike të ndiqet nga një arsye në paraqitjen e saj", shtoi ministri i Drejtësisë. Ai tha se "kam qenë dhe mbetem i hapur për çdolloj propozimi konkret dhe nuk më rezulton deri tani asgjë e ngjashme. Në lidhje me pretendimin e gjyqtarëve, çështja e imunitetit rregullohet nga të dy anët, nga Kushtetuta dhe nga ligji për Organizimin e Pushtetit Gjyqësor, i miratuar tashmë, që do të thotë që kjo ministri as teorikisht nuk ka mundësi në dorë, është Kuvendi i përfshirë në një iniciativë më të gjerë se kaq. Unë mund të jem më i fundit nga mazhoranca që artikuloj një mendim të tillë (tërheqjen e projektligjeve). Kjo mazhorancë ka qenë që në fillimet e veta për rrëzimin e çdo lloj koncepti imunitar". Në lidhje me pretendimin e Shoqatës së Prokurorëve, Alibeaj tha se Kushtetua nuk rezervon asnjë koncept imuniteti për prokurorët.
Reforma në drejtësi prek edhe Kodin Civil
Ministria e Drejtësisë prezantoi dje një projekt binjakëzimi të financuar nga BE-ja, me vlerë 1 milion euro, për "Përmirësimin e Sistemit Gjyqësor për Çështjet Tregtare". Ndërkombëtarët rekomandojnë përshtatjen e Kodit Civil shqiptar në përputhje me rregullat e BE-së, në lidhje me agjentet tregtare, pagesat me vonesë dhe mbrojtjen e konsumatorit, si dhe përmirësimin e specializimit të gjykatësve në çështjet tregtare, nëpërmjet reduktimit të lëvizshmërisë së gjykatësve të specializuar në gjykatat tregtare. Të tjera rekomandime janë edhe përqendrimi i çështjeve tregtare në më pak gjykata rrethesh për të rritur efiçencën dhe monitorimin e kohëzgjatjes së zhvillimeve të gjyqeve. "Përmirësimi i punës së gjyqësorit mbi çështjet tregtare do të sjellë rritjen e besimit të publikut dhe komunitetit të biznesit. Do të ndikojë pozitivisht zhvillimin e sektorit privat, dhe veçanërisht atë të investimeve të huaja, pasi investitorët do të mbështeten mbi aplikimin e duhur të ligjit dhe një shkallë parashikueshmërie në bizneset e tyre", tha ambasadori Helmut Lohan, shefi i delegacionit të Komisionit Evropian në Tiranë. Ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, deklaroi: "Ne i mirëpresim të gjitha rekomandimet e projektit për sistemin gjyqësor për çështjet tregtare në Shqipëri".