E Diel, 1 Nëntor 2026

Drejtonte automjetin me patentë false, ndalohet në flagrancë shoferi



Durrës – Forcat e policisë së Durrësit kanë ndaluar në flagrancë 49-vjeçarin Hasan Morina, lindur në Kukës dhe banues në Laprakë. Burime policore thanë për gazetën “Albania” se ndalimi i tij u bë pasi ai është kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore të Krujës në rrugën nacionale Fushë-Krujë – Tiranë, në afërsi të fshatit Tapizë, duke drejtuar automjetin me targë TR41 54 J, me një leje drejtimi me nr. 896007 me emrin Rifat Dervishi, e cila dyshohet që të jetë e falsifikuar. Uniformat blu sekuestruan në cilësinë e provës materiale patentën e përshkruar më sipër, ndërsa materialet e përgatitura do t’i kalojnë Prokurorisë së Krujës për veprën penale të parashikuar nga neni 190 i Kodit Penal.

Vidhet kabllo në Zvërnec, Vlora pa sinjal televiziv

VLORË - Qyteti i Vlorës ka mbetur dje paradite pa sinjal televiziv për shkak të grabitjes që i është bërë kabllot të linjës së tensionit në Zvërnec. Është e katërta herë brenda muajit Gusht që në Zvërnec, grabitet kablloja e linjës së tensionit dhe po kaq herë ngjarja mbetet pa autor. Grabitja më e fundit, ajo e ndodhur gjatë orëve të natës ka ndodhur në Nartë të Zvërnecit. Si pasojë qyteti bregdetar që këto ditë është populluar ndjeshëm nga turistët që po pushojnë brigjeve të Jonit është gdhirë pa sinjal televiziv. Autoritetet përkatëse po vendosim kabllon për të riparuar sinjalin televiziv. Është kërkuar ndihma e policisë për të gjetur autorët që grabisin për të katërtën herë brenda muajit kabllon e linjës së tensionit të Zvërnecit.

26 Gusht 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›