Prokuroria e Tiranës, institucioni më i paditur në Gjykatë
Qytetarë, biznesmenë, por edhe dikastere, akuzojnë prokurorët për shkelje
Laureta Rryçi
Tiranë - Prokuroria e Tiranës rezulton të jetë institucioni më i paditur në Gjykatën e kryeqytetit. Statistikat zyrtare tregojnë se gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij vitit ndaj këtij institucioni janë regjistruar 237 padi. Qytetarë, subjekte private, por edhe vetë ministritë nuk kanë ngurruar të kundërshtojnë vendimet e institucionit të akuzës, duke i cilësuar ato si të padrejta. Për një pjesë prej tyre Gjykata ka dhënë vendimin e saj, por ka dhe plot dosje që janë në fazën e gjykimit. Në këto 237 padi Prokuroria ka ndryshuar rolet, duke u kthyer në bankën e të akuzuarve. Janë një mijë e një arsye që i detyrojnë qytetarët t’i drejtohen gjykatës, duke treguar kështu se edhe prokuroria nuk vepron gjithmonë pas ligjit.
Paditë
Të pakënaqurit nga vendimet e Prokurorisë së Tiranës e kanë gjetur zgjidhjen për t’i shfuqizuar ato. Duke shfrytëzuar një nga nenet e Kodit të Procedurës Penale, ankuesit i formulojnë paditë me objekt “kundërshtim vendimi i prokurorisë”. Sipas statistikave zyrtare të Gjykatës së Tiranës, nga janari deri në ditët e para të korrikut janë depozituar 237 padi të kësaj natyre. Qytetarët kanë denoncuar për kontrollet e banesave, vënien e gjobave, pushimin e padive për ata që kanë bërë kallëzime. Ndërsa ata që kanë pasur më shumë dëmtime janë bizneset. Dhjetëra dosje, që mund të kenë pasur si dëme miliona dollarë, kanë zënë vend nëpër zyrat e gjyqtarëve. Kryesisht bizneset kundërshtojnë vënien e sekuestros, bllokimin e mallit apo edhe pezullimin e aktivitetit, qoftë dhe në mënyrë të përkohshme. Ndërkohë, pjesë e kësaj liste janë edhe shumë ministri. Kryesisht dikasteret shtetërore kundërshtojnë pushimin e kallëzimeve që janë bërë nga vetë ata për ish-funksionarë si dhe veprimet të tjera që kanë lidhje me kallëzime të Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Gjykata
Në jo pak raste gjyqtarët penalë të Gjykatës së Tiranës janë të mendimit se Prokuroria ka shkelur ligjin. Për një pjesë të mirë të këtyre vendimeve, paditë janë pranuar dhe Prokuroria ka nisur betejën gjyqësore për të njëjtën çështje në shkallët e tjera të Gjyqësorit. Mirëpo me gjithë vendimet e Gjykatës, shumë prej qytetarëve shprehen se nuk arrijnë t’i rikuperojnë pasojat, pasi procese të tilla zgjasin pafundësisht shumë në të tria shkallët e Gjyqësorit. Nuk janë të pakta rastet kur vetë të arrestuarit vendosin të padisin prokurorët e çështjes duke i cilësuar si jo të ligjshme fletë-arrestet e prera për ta. Zakonisht këto kanë ndodhur në arrestimet më të bujshme që janë realizuar gjatë këtij viti.
26 Gusht 2009