E Diel, 1 Nëntor 2026

Korçë: Buka 90 lekë, rritet çmimi për herë të tretë në një vit

Vijojnë spekulimet me çmimin e bukës. Qytetarët e Korçës kanë përjetuar për të tretën herë, brenda vitit, rritjen e çmimit të produktit bazë të jetesës.

Aktualisht, një bukë në furrat dhe dyqanet e Korçës kushton 90 lekë. Pak muaj më parë, çmimi ndryshoi me 10 lekë më shumë për çdo produkt buke në furrat e qytetit. Nga 60 lekë, në 80 dhe 90 lekë. Oferta e shtrenjtë e këtij produkti argumentohet nga tregtarët me rritjen e çmimit të miellit në bursën ndërkombëtare, e cila ka reflektuar edhe në tregun vendas. Rritja e çmimit të bukës në muajt e verës, u vu re si në kryeqytet, ashtu edhe në qytete të tjera të vendit, ku rezultoi si rritje në bllok, duke spekuluar me çmimin. Ndërkohë që Autoriteti i Konkurrencës ka nisur hetimin paraprak të rritjes së çmimeve në bllok.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›