Regjistrimi i fëmijëve në kopshte ka afat deri më 13 shtator
Pas datës 10 shtator në çdo kopsht do të afishohen listat me emrat e fëmijëve. Dokumentet që nevojiten për regjistrim dhe qendrat në të cilat duhet të drejtoheni
Jonida Tashi
Prindërit do të kenë afat deri në datën 13 shtator për të regjistruar fëmijët e tyre në çerdhe e kopshte. Pas rrëmujës së ndodhur një ditë më parë, Drejtoria Arsimore e Tiranës bën të ditur afatet dhe procedurat që duhet të ndiqen për regjistrimin e fëmijëve në këto institucione.
Sipas inspektoreve që po kryejnë regjistrimin e fëmijëve në kopshte dhe çerdhe pranë Drejtorisë Arsimore të Tiranës, regjistrimet do të vazhdojnë deri në datën 13 shtator. Ato theksojnë se prindërit duhet të tregohen korrektë në dokumentet që paraqesin për të bërë regjistrimin e fëmijëve. Në të kundërt, ata do të jenë të detyruar të paraqiten sërish pranë qendrave të regjistrimit. Drejtoresha e Drejtorisë Arsimore në Tiranë, Arjana Bekteshi, pa dashur ta mohojë situatën e një dite më parë, shprehet: “Në një moment të caktuar pati një fluks, u krijua problem, por ai u zgjidh shumë shpejt dhe tani regjistrimi vijon normalisht”. Pikërisht për të sqaruar sa më mirë prindërit, kjo drejtori ka afishuar në ambientet e jashtme të saj, madje që në portën e hyrjes, njoftimin për regjistrimin e fëmijëve.
Njoftimi
Në këtë njoftim tregohet qartë afati i vënë në dispozicion për regjistrimin, dokumentet që duhet të dorëzohen dhe ku duhet të drejtohen prindërit. Aktualisht regjistrimi i fëmijëve për në çerdhe dhe kopshte po kryhet pranë Drejtorisë Arsimore Tiranë dhe te Shkolla e Mesme Ekonomike. Regjistrimet mund të kryhen nga ora 8 e mëngjesit deri në orën 16:30 të pasdites, pranë këtyre qendrave. Ndërsa lidhur me regjistrimin në një qendër të vetme Bekteshi sqaron: “Arsyeja që ne e bëmë këtu regjistrimin ishte se prindërit shkojnë në një kopsht të caktuar dhe drejtoresha u thotë se nuk ka më vende. Në këtë moment ne i themi: Zotëri, nuk ka vend këtu, por ka në këtë kopshtin tjetër, që është pranë. Ose ka vend në këtë shkollën këtu pranë, sepse ne edhe nëpër shkolla kemi hapur ca klasa parashkollore për t’u ardhur në ndihmë prindërve”. Sipas saj, nëse nuk ka vend në kopshtin që prindi është drejtuar fillimisht, inspektorët i japin disa mundësi të tjera zgjedhjeje.
Dokumentet
Çdo prind, për të bërë regjistrimin e fëmijës në çerdhe apo në kopsht, duhet të dorëzojë në qendrën e regjistrimit dy dokumente kryesore, që janë: certifikata personale e fëmijës, e pajisur me fotografi, e cila duhet të jetë e tre muajve të fundit si dhe vërtetimin nga mjeku i lagjes për gjendjen shëndetësore që tregon se fëmija i tyre i ka kryer vaksinat e detyrueshme. Kërkimi i këtij vërtetimi shëndetësor bëhet me qëllim që të evitohet përhapja e ndonjë sëmundjeje nga njëri fëmijë te tjetri, si dhe që prindërit të jenë të qetë për shëndetin e fëmijës në kopsht. Por nëse një prind kërkon ta regjistrojë fëmijën në një kopsht tjetër, jashtë njësisë së tij bashkiake, nevojitet edhe vërtetimi që tregon se fëmija është banor i kësaj zone të Tiranës. Për këtë inspektorët sqarojnë se prindërit janë pyetur për kopshtin që kanë pranë shtëpisë së tyre. Nëse ai kopsht është i mbyllur, atëherë atyre u rekomandohen nga inspektorët alternativa të tjera.
Listat
Inspektorët e Drejtorisë Arsimore Tiranë shprehen se para datës 10 shtator në çdo kopsht do të afishohen listat me emrat e fëmijëve që do ta frekuentojnë atë. Të dhënat e çdo fëmije që regjistrohet bashkë me dokumentet e tij personale dërgohen në çdo kopsht ose çerdhe. Pas përfundimit të dërgimit të këtyre të dhënave do të bëhet i mundur edhe detajimi i emrave në lista. Aktualisht në Tiranë funksionojnë 41 kopshte. Numri maksimal i fëmijëve që pranon çdo kopsht varet nga kapaciteti i tyre. Kështu, kopshtet që kanë shumë dhoma pranojnë më tepër fëmijë. Ndërsa kopshtet e vogla, me pak dhoma, pranojnë më pak fëmijë. Arsimi parashkollor publik është niveli i parë i sistemit arsimor publik në Republikën e Shqipërisë. Institucionet që realizojnë arsimin parashkollor janë kopshtet e fëmijëve. Institucionet parashkollore publike, në bashkëpunim me prindërit, synojnë edukimin e zhvillimin e personalitetit të fëmijëve dhe i parapërgatitin ata për në shkollë. Regjistrimi në kopshte i fëmijëve të moshës 3-6 vjeç bëhet sipas dëshirës së prindërve dhe në përputhje me aktet e Ministrisë së Arsimit. Kopshtet funksionojnë gjatë gjithë vitit. Kopshtet mund të jenë pa ushqim ose me ushqim. Kriteret e pagesës në kopshtet me ushqim caktohen nga Këshilli i Ministrave.
Box
Dita e parë, prindërit në konflikt me policinë
Dita e parë e regjistrimit (data 1 shtator) të fëmijëve në kopshte dhe çerdhe përfundoi në kaos dhe rrëmujë në kryeqytet. Shkak për këtë u bë, sipas prindërve, caktimi vetëm i një date dhe një qendre për të bërë regjistrimin e fëmijëve në këto institucione. Prindërit, të frikësuar se mos plotësohej numri i pranimeve, zunë radhë që në orët e para të mëngjesit pranë qendrës së regjistrimit që kishte caktuar Drejtoria Arsimore e Tiranës. Ndërkohë që, një vit më parë, kjo drejtori e ka bërë procesin e regjistrimit të fëmijëve pranë kopshteve që ata do të frekuentonin. Ndërsa, këtë vit, e gjithë Tirana dhe zonat periferike të saj duhet t’i regjistronin fëmijët pikërisht në një qendër të vetme.
Përveç dyndjes dhe konfliktit të krijuar në radhë, banorët janë përleshur edhe me forcat e policisë. Këto të fundit janë paraqitur aty për të mbajtur situatën nën kontroll, gjë që e kanë pasur të pamundur ta bëjnë në një radhë aq të madhe prindërish të revoltuar. Pamundësia ekonomike për t’i çuar fëmijët në kopshte private ka bërë që prindërit të kalojnë një ditë makthi në dyert e qendrës së regjistrimit dhe në fund nuk kanë arritur të mbarojnë dot as punë.
3 Shtator 2008