E Hënë, 2 Nëntor 2026

"Liqeni 4" bllokon 460 makina

16/01/2005  "Liqeni 4" përfundoi me sukes. Të tillë e kanë cilësuar burimet zyrtare të Policisë së Shtetit, operacionin që zgjati nga 14 dhjetori i vitit të shkuar deri në 10 janar. Zëdhënësja për shtyp bën të ditur se, zhvillimi i tij kishte si qëllim goditjen e tregtisë së paligjshme të makinave, shërbimeve për to dhe trafikut të tyre.

Trafikantët

Në të njëjtën kohë dhe për goditjen e trafikantëve të mjeteve motorike dhe referimi në një kohë sa më të shpejtë dhe në mënyrë sa më të plotë në Prokurori i të gjitha rasteve të konstatimit të trafikimit të mjeteve motorike. Edlira Teferiçi, shprehet se janë kontrolluar gjithsej 12.320 mjete, nga të cilat 522 janë bllokuar dhe 60 janë sekuestruar. Kontrolleve nuk u kanë shpëtuar as 427 servise dhe pika grumbullimi (varreza), si dhe 82 pika shitjeje. Deri tani janë identifikuar të dyshuara të vjedhura dhe janë dërguar te Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana për verifikim, dokumentet e 597 mjeteve.

Denoncuar

Janë referuar në Prokurori 73 procedime penale për veprat penale të falsifikimit të dokumenteve, stampave, formularëve si dhe trafikut të mjeteve motorike. Operacioni “Liqeni 4” është vazhdim i operacioneve të tjera të mëparshme, të koduara me të njëjtin emër, të cilat në fokus të tyre kanë kotrollin e mjeteve motorike të vjedhura si dhe goditjen e trafikantëve të mjeteve motorike. Teferiçi saktëson se, gjatë operacionit “Liqeni 3” u arritën rezultatet e mëposhtme: u kontrolluan gjithsej 4.742 mjete, u bllokuan 460 mjete, u referuan në Prokurori 66 procedime penale në lidhje me veprën penale të trafikimit të mjeteve motorike. Krahasuar me operacionet e mëparshme “Liqeni 1”, “Liqeni 2” dhe “Liqeni 3”, rezultatet e operacionit “Liqeni 4” janë më të lartat si dhe gjatë zhvillimit të këtij operacioni, bashkëpunimi me institucione të tjera, e veçanërisht me organin e Prokurorisë, ka qenë i një shkalle më të lartë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›